Durmishi: Maqedonia e Veriut siguron 4.400.906.47 euro

Flaka
Botuar nga Flaka 27 Dhjetor, 2024 16:36

Durmishi:  Maqedonia e Veriut siguron 4.400.906.47 euro

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi ka njoftuar se në Kuvend me procedurë të shkurtuar ka kaluar Propozim Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit të Shoqërive Tregtare. Ky Propozim i Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit të shoqërive tregtare, është në bazë të Agjendës së reformave, e cila është pjesë përbërëse e Planit të rritjes për vendet e Ballkanit Perëndimor, të miratuar nga Bashkimi Evropian. Sipas Agjendës së reformës, konkretisht pjesën 4.1.5. Reformat në menaxhimin e kompanive shtetërore, Republika e Maqedonisë së Veriut është e detyruar deri në fund të vitit të miratojë Propozimin e Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit të shoqërive tregtare, i cili prezanton rregulla të reja për kompanitë shtetërore për zgjedhjen dhe emërimin e anëtarëve të pavarur joekzekutivë të Këshillit të drejtorëve, respektivisht anëtarëve të pavarur të Këshillit mbikëqyrës. 

Nëse kjo masë zbatohet me kohë, në përputhje me Agjendën e reformave për Republikën e Maqedonisë së Veriut, është parashikuar të tërheqë mjete financiare në vlerë prej 4.400.906.47 euro.

Njoftimi për Propozimin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shoqëritë tregtare synon të vendosë kushte të veçanta që përcaktojnë përvojën e nevojshme të punës për zgjedhjen dhe emërimin e anëtarëve të pavarur joekzekutivë të këshillit të drejtorëve, përkatësisht anëtarëve të pavarur të këshillit mbikëqyrjes në shoqëri me përgjegjësi dhe këshillin e aksionerëve, në pronësi të plotë dhe dominuese shtetërore. Me fjalë tjera, për zgjedhjen dhe emërimin e anëtarit të pavarur joekzekutiv të këshillit të drejtorëve, përkatësisht anëtarit të pavarur të këshillit mbikëqyrës, kandidati duhet të ketë së paku katër vjet përvojë pune, konkretisht në fushën e funksionimit financiar dhe çështje juridike.

Në këtë mënyrë, Projektligji pritet të krijojë një kornizë të përshtatshme ligjore për rregullimin e kritereve për përzgjedhjen e anëtarëve të pavarur joekzekutivë në bordin e drejtorëve dhe anëtarëve të pavarur në bordet mbikëqyrëse në shoqëritë aksionare me pronësi dominuese shtetërore, në drejtimin e sigurimit të menaxhimit të cilësisë dhe efikasitetit, dhe në këtë mënyrë të kontribuojë në ngritjen e ekspertizës dhe profesionalizmit në menaxhimin dhe mbikëqyrjen e funksionimit dhe menaxhimit të këtyre kompanive.

264
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 27 Dhjetor, 2024 16:36
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
264
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?