Durmishi: Rritet numri i produkteve në “Shportën e Vitit të Ri”, ulja e çmimeve është mbi 10%

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Dhjetor, 2024 14:50

Durmishi: Rritet numri i produkteve në “Shportën e Vitit të Ri”, ulja e çmimeve është mbi 10%

“Siç mund ta shihnim sot në raftet e marketeve janë shënuar produkte me çmime më të ulëta që janë pjesë e Shportës së Vitit të Ri. Për disa nga produktet, ulja është më shumë se 10%. Kam gjithashtu kënaqësinë të them se numri i produkteve të përfshira në Shportën e Vitit të Ri po rritet vazhdimisht dhe ka arritur në 1068, ndërsa po rritet gjithashtu edhe numri i marketeve dhe shpërndarësve të përfshirë në këtë aksion. Numri i marketeve arriti në 42, ndërsa produkte me lirim në Shportën e Vitit të Ri dorëzuan 95 prodhues dhe shpërndarës. 

Lista nuk është e mbyllur, ne presim që më shumë produkte të vendosen në këtë listë, në mënyrë që së bashku t’u dalim në ndihmë qytetarët”, tha ministri i Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi gjatë vizitës së sotme në disa nga marketet e përfshira në aksionin “ Shporta e Vitit të Ri ”, së bashku me zëvendësministrin e Ekonomisë dhe Punës Marjan Risteski dhe Drejtorin e Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Vllatko Stojkoski.

“Kam kënaqësinë që në një kohë të shkurtër arritëm të realizojmë këtë aksion që presim të japë rezultat më të madh sesa Shporta e vjeshtës. Në Shportën e vjeshtës ishin përfshirë 73 grupe produktesh, ndërsa tani ka 1098 produkte, presim që efekti i shportës së Vitit të Ri të jetë më i madh”, potencoi Durmishi.

Inspektorati i tregut është në terren dhe kontrollon nëse respektohet aksioni siç është propozuar nga vetë prodhuesit, shpërndarësit dhe tregtarët.

“Në këto pesë ditë, Inspektorati Shtetëror i Tregut ka regjistruar vërejtje të vogla për sa i përket shënimeve dhe korrigjimeve të vogla të çmimeve në dy ose tre subjekte tregtare. Nuk janë vërejtur parregullsi të përmasave më të mëdha. Mund të konkludoj se të gjithë faktorët në këtë proces respektojnë atë që është dakorduar. Monitorimi që e zbatoi ISHT para fillimit të aksionit tregoi se ajo që është dakorduar po respektohet seriozisht dhe tregtarët e tregojnë në vepër përgjegjësinë  shoqërore. Edhe  sipas Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorëve, si Inspektorat i Tregut, kemi të drejtë dhe kontrollojmë çmimin më të ulët në 30 ditët e fundit, respektivisht në çmimin më të ulët së paku 10 për qind ulje. Jemi duke e kontrolluar këtë, jemi në rrjedhë dhe nuk kemi ndonjë dallim drastik, ” tha drejtori Stojkoski.

Aksioni “Shporta e Vitit të Ri” është me propozimin e kompanive dhe ka për qëllim rritjen e përgjegjësisëshoqërore.

Qytetarët mund të denoncojnë në Inspektoratin Shtetëror të Tregut në numrin falas 191 ose në faqen e internetit www.dpi.gov.mk nëse vërejnë se çmimeve e produkteve nga shporta e Vitit të Ri nuk janë ulur dhe shënuar në raftet e marketeve.

262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Dhjetor, 2024 14:50
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?