“Dyert e Komunës u mbyllën”, Syarta Saliju-Osmani i kundërpërgjigjet kryetarit të Kërçovës

Flaka
Botuar nga Flaka 26 Maj, 2026 13:30

“Dyert e Komunës u mbyllën”, Syarta Saliju-Osmani i kundërpërgjigjet kryetarit të Kërçovës

Debati mes kryetarit të Komunës së Kërçovës, Aleksandar Jovanovski dhe këshilltares komunale Syarta Saliju Osmani është përshkallëzuar pas reagimeve për mbylljen e dyerve të komunës gjatë një kontrolli të brendshëm ndaj të punësuarve, shkruan Gazeta Flaka

Kryetari Jovanovski, përmes një reagimi publik në gjuhën maqedonase, pranoi se hyrja në objektin e komunës ishte bllokuar për rreth 10 minuta, duke arsyetuar se bëhej fjalë për një “kontroll të jashtëzakonshëm” të pranisë së administratës në vendin e punës.

Ai deklaroi se masa ishte ndërmarrë për të parandaluar, siç tha, “manipulimet dhe falsifikimin e prezencës”, duke shtuar se të punësuarit “duhet ta fitojnë pagën me punë dhe produktivitet”.

Por reagimi i këshilltares Syarta Saliju-Osmani ishte i menjëhershëm dhe kritik ndaj mënyrës së funksionimit të komunës.

“I nderuar kryetar, për dallim nga ju, unë zgjedh të respektoj dygjuhësinë në komunën tonë”, shkroi ajo, duke e nisur reagimin edhe në gjuhën maqedonase.

Saliju-Osmani theksoi se vetë kryetari e konfirmoi mbylljen e dyerve të komunës, ndonëse kontrolli i të punësuarve, sipas saj, kryhet tashmë në mënyrë elektronike me kartela hyrëse.

“Ju vetë e konfirmuat: dyert e komunës u mbyllën për një periudhë të pacaktuar dhe kontrolli i të punësuarve kryhet elektronikisht me kartelë. Atëherë, cili është qëllimi i vërtetë i kësaj mase?”, pyeti ajo publikisht.

Këshilltarja nënvizoi se reagimi i saj nuk ishte politik, por i bazuar në ankesat e qytetarëve.

“Unë reagova duke u bazuar në ankesat e qytetarëve, për ata jam zgjedhur”, deklaroi Saliju-Osmani, duke shtuar se praktikat e mëparshme nuk mund të përdoren si arsyetim për veprime që dëmtojnë transparencën dhe qasjen e qytetarëve në institucion.

Ajo insistoi se debati duhet të zhvillohet në Këshillin Komunal, aty ku përfaqësuesit janë mandatuar nga qytetarët, e jo përmes sulmeve personale në rrjete sociale. Gazeta Flaka

17

“A po realizohet programi zgjedhor në Komunën e Tetovës?”

Flaka
Botuar nga Flaka 26 Maj, 2026 13:30
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
17

“A po realizohet programi zgjedhor në Komunën e Tetovës?”

  • DritonZenku
    Shkollat po mbyllen, fshatrat po zbrazen: alarmi demografik në Maqedoninë e Veriut