E kryer/ 40 mln € operacion, Newcastle sërish merkato te Milani

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 29 Korrik, 2024 13:24

E kryer/ 40 mln € operacion, Newcastle sërish merkato te Milani

Malick Thiaw është në fundin e aventurës me Milanin. Mbrojtësi gjerman, i cili u transferua te kuqezinjtë në gushtin e vitit 2022 për rreth 9 mln euro, është afër kalimit në Premier League.

Newcastle e cilëson si përforcimin e duhur për qendrën e mbrojtjes. Drejtuesit e klubit anglez janë gati t’i paguajnë Milanit 40 mln euro në lidhje me kartonin e 22-vjeçarit. Autor i 3 ndeshjeve me kombëtaren gjermane.

Shtypi sportiv anglez raporton se bisedimet mes klubeve po shkojnë mbarë dhe marrëveshja finale është vetëm çështje kohe. Me operacionin që do të prekë kuotën 40 mln euro përfshirë bonuset.

Thiaw do të shndërrohet në afrimin e dytë të bardhezinjve të Eddie Howe nga Milani. Me Newcastle që vetëm një vit më parë siguroi shërbimet e Sandro Tonalit për 70 mln euro.

Gjatë dy sezoneve me skuadrën italiane, Thiaw zhvilloi në total 54 ndeshje. Hapësira e krijuar në prapavijën e Milanit nga largimi i gjermanit do të mbushet nga Pavlovic i Salzburgut.

10
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 29 Korrik, 2024 13:24
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
10
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?