E mbani mend “The Sims”? Loja e famshme do të kthehet në një film

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 18 Shtator, 2024 21:28

E mbani mend “The Sims”? Loja e famshme do të kthehet në një film

Krijuesit e lojës The Sims kanë konfirmuar se ka nisur puna për një film të bazuar mbi videolojën e famshme.

Lajmet se do të ketë një përshtatje të lojës që simulon jetën reale e cila u prezantua për herë të parë në vitet 2000, kanë qarkulluar prej muajsh.

Electronic Arts (EA) që e prezantoi lojën, njoftoi se po bashkëpunon me Amazon MGM Studios për këtë film. Është konfirmuar edhe përfshirja e LuckyChap, kompanisë së Margot Robbie dhe regjisores së filmit “Loki”, Kate Herron. Komediania Briony Redman do të jetë bashkëskenariste e filmit, tha EA.

Gjiganti i lojërave tha se është “ende herët për të thënë më shumë”, por premtoi për lajme të reja vitin e ardhshëm që shënon edhe 25-vjetorin e The Sims.

Lojtarët e saj udhëheqin personazhet e quajtur Sims duke kontrolluar aspekte të ndryshme të jetës së tyre. Loja përditësohet rregullisht dhe krijuesit kanë prezantuar elemente të reja, marrëdhënie të ndryshme e madje një herë, lojtarët mund t’i kthenin Sims në vampirë.

Vitin e shkuar, Margot Robbie ishte protagoniste e filmit “Barbie” që shënoi një nga  sukseset më të mëdha në arkat globale. Aktualisht ajo po punon në një përshtatje të Monopoly.

“Ne duam të prodhojmë më shumë filma që kanë efektin e ‘Barbie’. Pse s’mund të jetë një tjetër ide e madhe, origjinale, e guximshme ku ne marrim një regjisor fantastik, një buxhet të madh për të luajtur dhe besimin e një konglomerati gjigant pas tyre që vërtet të krijojmë? Këtë dua të bëj”, tha aktorja në një intervistë në muajin shkurt për “Variety”./tvklan.al

67

“A po realizohet programi zgjedhor në Komunën e Tetovës?”

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 18 Shtator, 2024 21:28
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
67

“A po realizohet programi zgjedhor në Komunën e Tetovës?”

  • DritonZenku
    Shkollat po mbyllen, fshatrat po zbrazen: alarmi demografik në Maqedoninë e Veriut