Raportimet e fundit në disa media ndërkombëtare se Cristiano Ronaldo është larguar nga Arabia Saudite së bashku me familjen e tij për t’u kthyer në Madrid rezultojnë të pavërteta.
Burime pranë klubit konfirmojnë se ylli portugez ndodhet sot në qendrën stërvitore të Al Nassr, duke vijuar përgatitjet me skuadrën.
Spekulimet nisën pasi Ronaldo u zëvendësua në ndeshjen e fundit për shkak të disa shqetësimeve fizike. Aktualisht ai është nën vlerësim mjekësor dhe po merr trajtimin e nevojshëm pas problemeve të pësuara gjatë takimit.
Nuk ka asnjë udhëtim drejt Madridit dhe lajmi për largimin e tij nga Arabia Saudite është cilësuar si “fake news”.
Situata e tij fizike pritet të monitorohet në ditët në vijim për të kuptuar nëse do të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
3 Mars, 2026 18:24
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.