“Edhe breshkë të ishte, do t’i sillte dokumentet” – punonjësit e Klinikës së Fëmijëve me protestë dhe dokumente në duar

Flaka
Botuar nga Flaka 25 Qershor, 2026 19:05

“Edhe breshkë të ishte, do t’i sillte dokumentet” – punonjësit e Klinikës së Fëmijëve me protestë dhe dokumente në duar

Të punësuarit e Klinikës së Fëmijëve, të cilët mbetën pa punë pasi Ministria e Financave nuk dha pëlqimin për punësimin e tyre, protestuan sërish para ministrisë, këtë herë duke prezantuar dokumente që sipas tyre dëshmojnë vonesat institucionale.

Ata thonë se kërkesa për punësimet është dorëzuar më 9 dhjetor 2025, ndërsa përgjigjja negative ka mbërritur vetëm më 28 prill 2026, pas afro pesë muajsh pritje.

“Edhe breshkë të ishte, nga 9 deri më 31 dhjetor do t’i sillte dokumentet”, u shpreh njëra nga protestueset, duke ironizuar arsyetimet e institucioneve.

Rreth 50 punonjës kanë vazhduar të paraqiten në punë gjatë kësaj periudhe, ndonëse për ta nuk ishin siguruar mjete financiare. Edhe kërkesa e dytë e dorëzuar nga drejtoria e Klinikës është kthyer me përgjigje negative, ndërsa punonjësit vazhdojnë të kërkojnë zgjidhje për statusin e tyre. Gazeta Flaka

22

“A po realizohet programi zgjedhor në Komunën e Tetovës?”

Flaka
Botuar nga Flaka 25 Qershor, 2026 19:05
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
22

“A po realizohet programi zgjedhor në Komunën e Tetovës?”

  • DritonZenku
    Shkollat po mbyllen, fshatrat po zbrazen: alarmi demografik në Maqedoninë e Veriut