Edhe ushqimi po bëhet luks, Maqedonia gjithnjë e më shumë varet nga importi

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Qershor, 2024 20:53

Edhe ushqimi po bëhet luks, Maqedonia gjithnjë e më shumë varet nga importi

Çmimet e produkteve ushqimore individuale vazhdojnë të rriten. Buxhetet e familjeve nuk janë të mjaftueshme për të plotësuar nevojat themelore të jetës. Qytetarët blejnë vetëm gjërat më elementare, sepse për gjëra të tjera nuk mbetet. Maqedonia si vend bujqësor është gjithnjë e më shumë i varur nga importi i produkteve bujqësore, sepse kultivimi i kulturave të hershme të kopshtit nuk është interesant për të rinjtë dhe të moshuarit nuk mund të mbjellin as tokën e tyre, përcjell FLAKA.

“Vendi ynë është i varur nga importi. Ne nuk mund të prodhojmë gjithçka që na nevojitet për tregun tonë dhe të plotësojmë nevojat e konsumatorëve. Në sferën e produkteve bujqësore ka import dhe eksport, por importi është i pashmangshëm, në radhë të parë nga gamë e produkteve që i nevojiten popullatës, sepse ne nuk prodhojmë gjithçka”, tha Gligor Ivanovski, ekonomist.

Masat e marra në të kaluarën për zbutjen e goditej së inflacionit nuk patën efekt në terma afatgjatë. Në vend të ngrirjes së marzheve, shteti duhet të mendojë në drejtim të hartimit të një strategjie që do të rrisë ofertën, veçanërisht me produkte ushqimore, sipas Ivanovskit.

“Vetëm një ofertë e shtuar mund të stabilizojë çmimet, mbi të gjitha të atyre produkteve që janë të rëndësishme për popullatën, nënkuptoj ushqimin dhe mallrat e konsumit. Ndryshe, masat dhanë rezultate brenda një periudhe të caktuar kohore, por pas anulimit të tyre çmimet u rritën. Zgjidhja bazë është rritja e furnizimit”, shtoi Ivanovski.

Sipas përllogaritjeve të fundit të shportës sindikale, një familje me katër anëtarë për të mbijetuar i nevojiten më shumë se 60 mijë denarë. FLAKA

260
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Qershor, 2024 20:53
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
260
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?