Edi  Rama dhe BE-ja

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 15 Tetor, 2024 21:04

Edi  Rama dhe BE-ja

Nga Artur Ajazi

Edi Rama, po e bën realitet ambicjen e shqiptarëve. po e bën Shqipërinë anëtare të denjë të Bashkimit Europian. Atë që nuk e bëri Partia Demokratike dhe me demek “të djathtët”, e bëri Partia Socialiste, dhe kryesocialisti Edi Rama. Ishte një prej pikave kryesore të programit të Partisë Demokratike nga 1992, “Shqipëria si gjithë Europa”, por gjithçka devijoi, u shkatërrua dhe përfundoi atje ku ka përfunduar sot partia e vetme politike, e krijuar nga idealet e Dhjetorit’90, dhe jo nga Berisha, por nga studentët.

Marrja e pushtetit nga PD-ja në 1992, i tjetërsoi ëndërrat e studentëve, dhunoi ish-pronarët, kundërshtarët politikë i shpalli “hasmë”, i rrahu dhe gjakosi, dhe përfundoi si mos më keq. U harrua gjithçka ishte premtuar para shqiptarëve, pasi qeverisja e PD-së, i hyri vjedhjeve, bastisjeve, i hyri zhvatjes së pasurive publike dhe private. Ministrat dhe militantët e Berishës, u bënë “agallarë”  dhe e trajtuan gjithçka kishte vendi, sikur ta kishin pronën e babait. Vendi u rrënua, shqiptarët u mashtruan, u vodhën, u vranë, u denigruan. Pushteti i PD-së, gjithmonë ka qenë dramatic për vendin dhe shqiptarët.

Ka sjellë kaosin, shkatërrimin total, denigrimin e administrates, arsimit, financave, bujqesisë, ekonomisë vendit. Integrimi, as që bëhej fjalë. Politika e jashtme ishte fole skandalesh dhe turpesh. Ardhja e Partisë Socialiste me kryeministër Edi Rama në 2013, ishte bekim për vendin. Qeverisja e PS-së, ndryshoi mentalitetin, dhe sensin e drejtimit të institucioneve. Ndryshoi pamjen e qyteteve dhe akseve rrugore. Ndryshoi  staturën e administratës lokale dhe qëndrore, por më kryesorja, “ndezi motorrët”  pa ndalim, të procesit të integrimit.

Rama dhe BE-ja janë një dyshe e pandarë në fjalë dhe vepra. Me “kokëfortësinë” e shqiptarit, dhe delikatesën e intelektualit modern, Edi Rama e bëri Bashkimin Europian, ti thotë “welcome Albania”, dhe të arrijmë  me dinjitet të çelet kapitulli i parë i negociatave.

Edi Rama dhe BE-ja, kanë qenë në “luftë” të vazhdueshme mes tyre, për të bindur njëri-tjetrin, mbi të vërtetat faktike që Shqipëria ka arritur, falë zbatimit të reformave rradikale, dhe për t’ju  “imponuar” me logjikën e fakteve  Komisionin e Politikës së Jashtme të BE-së, të caktonte datën 15 Tetor, si ditën fatlume për shqiptarët.

Tanimë rrugëtimi drejt BE-së nuk ndalet, ashtu siç nuk ndalet zbatimi i detyrimeve që vendi ynë dhe qeverisja e Edi Ramës, ka për të plotësuar brënda kësaj dekade procesin, që deri në 2030 anëtarësimi të bëhet realitet.

71
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 15 Tetor, 2024 21:04
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
71
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?