Ekspertja ndan një trik ‘si ta pastroni banjën për 60 sekonda’

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 11 Korrik, 2024 12:41

Ekspertja ndan një trik ‘si ta pastroni banjën për 60 sekonda’

Një eksperte e pastrimit ka ndarë një trik tejet të dobishëm për pastrimin e banjës që do t’ju kursejë kohë tepër shumë.

Kendra Hennessyl shpjegoi rregullin e saj 60 sekondësh, që mund ta aplikoni lehtësisht edhe ju në mënyrë që të mos grumbullon detyrat tuaja kur bëhet fjalë për pastrimin e banjës.

Hennessyl thotë se ekziston një besim tek njerëzit që pastrimi i një dhome është detyrë në vete, por në fakt përbëhet për një mori detyrash të vogla.

“Si përshembull në banjë, për shumicën e njerëzve pastrimi i banjës është një detyrë e mundimshme ku duhet të shpenzojnë shumë kohë për ta pastruar”, thotë ajo përmes një videoje në TikTok.

Në kuadër të kësaj, ajo ndjek gjithmonë një rregull, kompletimi i detyrës për 60 sekonda.

Hennessyl thotë se kur pastron dhëmbët në banjë, ajo sigurohet të fshijë menjëherë lavamanin duke hequr të gjitha njollat e pastës së dhëmbëve, dhe ky proces zgjat për vetëm një minutë.

“Pasi laj dhëmbët, e fshijë lavamanin. Dhe më duhet vetëm një minutë që ta bëjë këtë dhe pastaj nuk kam nevojë të shqetësohem, një herë në javë ose një herë në dy javë që të gërryejë të gjithë atë pastë të dhëmbëve ose qimet e flokëve që përfundojnë aty”, shpjegoi amerikania.

Këtë rregull ajo nuk e aplikon vetëm pas pastrimit të dhëmbëve por edhe në aspekte të tjera.

Në rast se bën një dush, ekspertja pohon se sigurohet të fshijë menjëherë xhamin e kabinës në mënyrë të mos mbesin njollat e ujit.

Ngjashëm vepron edhe me tualetin, për të cilin thotë se sigurohet ta pastrojë menjëherë.

“Mbajtja pastër e shtëpisë do të jetë më pak e komplikuar kur e kuptoni se nuk duhet të prisni kohë specifike për ta pastruar banjën”, shpjegoi ajo.

Ideja e këtij truku nga ekspertja është që të mos lejoni të grumbulloni të gjitha punët për një ditë.

66
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 11 Korrik, 2024 12:41
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
66
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?