Enes Selimi zgjidhet kryetar i Nëndegës së BDI-së “Lagja e Re” në Gostivar
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka njoftuar se Enes Selimi është zgjedhur kryetar i Nëndegës “Lagja e Re” në Gostivar.
Sipas BDI-së, Selimi është jurist me diplomë Bachelor dhe Master në Shkenca Juridike, me përvojë pune në Spitalin e Përgjithshëm “Ferid Murad” në Gostivar.
Nga partia vlerësojnë se ai njihet për profesionalizmin, përgjegjësinë dhe përkushtimin ndaj qytetarëve, si dhe për aftësi të mira organizative, komunikim të shkëlqyer dhe frymë bashkëpunimi.
“Enes Selimi shquhet për profesionalizmin, përgjegjësinë dhe përkushtimin ndaj qytetarëve, si dhe për aftësi të mira organizative, komunikim të shkëlqyer dhe frymë bashkëpunimi”, thuhet në njoftimin e BDI-së.
BDI bën të ditur se në detyrën e re, Selimi synon të angazhohet për përfaqësimin e interesave të banorëve të Lagjes së Re dhe forcimin e angazhimit politik e qytetar.
“Në detyrën e tij të re, ai synon të punojë me përkushtim për avancimin e interesave të banorëve të Lagjes së Re, si dhe për forcimin e angazhimit politik dhe qytetar”, thuhet në njoftimin e partisë. Gazeta Flaka
















