Enti Shtetëror i Revizionit konstaton parregullsi në neurologji
Enti Shtetëror i Revizionit ka publikuar raportin përfundimtar të revizionit të Klinikës Universitare të Neurologjisë për vitin 2023.
Një nga vërejtjet e entit është se barnat e shpenzuara për sëmundje të rralla nga donacionet nuk ishin regjistruar askund në evidencën materiale dhe kontabël. Gjatë vitit të kaluar janë krijuar më pak se terminet e përcaktuara me ligj për kryerjen e shërbimeve shëndetësore, duke përdorur pajisje mjekësore përmes aplikacionit “Termini im”. Gjithashtu, infermierë, ndihmësmjekë dhe punëtorë sportelesh janë punësuar me kontratë, pa pëlqimin e Ministrisë së Financave. EShR-ja thekson se nuk sigurohet transparenca, kontrolli dhe monitorimi i aktiviteteve dhe mbledhja e plotë e të hyrave për Klinikën nga provat klinike.
Gjithashtu, në disa nga procedurat e prokurimit publik është konstatuar zbatim jo i duhur i Ligjit për Prokurim Publik. U konstatuan dobësi në planifikimin dhe realizimin e mjeteve nga tarifa e kushtëzuar për blerjen e terapisë imunomodulare. Për tejkalimin e situatës jepen rekomandime për marrjen e masave dhe aktiviteteve nga personat përgjegjës për përmirësimin e situatës.
















