Zinedine Zidane ka arritur marrëveshje për të marrë drejtimin e kombëtares së Francës, sipas raportimeve të fundit. Legjenda franceze thuhet se ka pranuar të gjitha kushtet e projektit të “Les Bleus” dhe ka përcaktuar edhe stafin e tij teknik.
Zidane kishte refuzuar disa oferta nga klube të ndryshme që nga muaji dhjetor, pasi prioriteti i tij ishte vetëm posti i trajnerit të Francës. Tashmë pritet që ish-trajneri i Real Madridit të nënshkruajë kontratën zyrtare në ditët e ardhshme, pas përfundimit të epokës së Didier Deschamps në krye të kombëtares.
“Zizou” rikthehet kështu në skenën e madhe të futbollit, këtë herë me një nga ekipet më të forta kombëtare në botë, me synimin për të vazhduar sukseset e Francës në arenën ndërkombëtare.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
17 Korrik, 2026 19:05 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.