EUROSUPER BS – 95 dhe 98 më të lira për 0,50 den/litër

Flaka
Botuar nga Flaka 21 Korrik, 2025 12:42

EUROSUPER BS – 95 dhe 98 më të lira për 0,50 den/litër

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) ka miratuar vendim të ri për ndryshimin e çmimeve të derivateve të naftës, me të cilin çmimet me pakicë ulen mesatarisht për 0,42% në krahasim me vendimin e mëparshëm të datës 14.07.2025.

Sipas vendimit të ri:

“Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS – 95 dhe EUROSUPER BS – 98 ulen për 0,50 denarë/litër”, thuhet në njoftimin e KRRE-së.

Ndërkohë, çmimet e EURODIZEL (D-Е-V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (EL-1) mbeten të pandryshuara.

Sa i përket mazutit М-1 SU, KRRE informon:

“Çmimi i shitjes me pakicë të Mazut М-1 SU ulet për 0,314 denarë/kilogram dhe tani do të jetë 40,158 denarë/kilogram”.

Çmimet e reja që hyjnë në fuqi nga 22 korriku 2025, ora 00:01 janë:

  • EUROSUPER BS – 95: 75,00 denarë/litër
  • EUROSUPER BS – 98: 77,00 denarë/litër
  • EURODIZEL BS (D-Е V): 71,50 denarë/litër
  • Vaj për djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL -1): 71,00 denarë/litër
  • Mazut М-1 SU: 40,158 denarë/kilogram

Vendimi është pjesë e rregullimit periodik të çmimeve në përputhje me lëvizjet e bursës dhe faktorët ekonomikë të tregut. Flaka

267
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 21 Korrik, 2025 12:42
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
267
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?