Familja e të ndjerit: Shpresojmë që Vedati të jetë sakrifica e fundit i një sistemi të rrënuar | AUDIO

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Mars, 2025 12:40

Familja e të ndjerit: Shpresojmë që Vedati të jetë sakrifica e fundit i një sistemi të rrënuar | AUDIO

Më 17 mars të këtij viti, 32 vjeçari Vedat Ademi nga Komunave ndërroi jetë në Spitalin e këtij qyteti. Pas akuzave nga familjarët për keqtrajtimi mjekësor, u shkarkua drejtori i këtij spitali. Familjarët përmes një letre publike, urojnë që kjo dhimbje familjare të jetë si “fener” për përmirësimin e gjendjes në shoqëri.

“Duke qenë të vetëdijshëm për humbjen dhe dhimbjen që kemi si familje shpresojmë që Vedati të jetë sakrifica e fundit i një sistemi të rrënuar dhe të bëhet feneri i cili do të ndriçoj mendjet dhe funksionimin e një mentaliteti kolektivë në përgjegjësi, llogaridhënie dhe veprim në përmirësimin e mirëbesimit në institucione dhe organe ligjvënëse”, deklarojnë familjarët në Letrën Publike.

Familja Ademi falënderoi mediat dhe miqtë që ishin afër tyre në këtë periudhë të vështirë.

“Falënderojmë gjithashtu mediumet, portalet dhe shumë personalitete publike dhe politike të cilët sensibilizuan, informuan dhe u solidarizuan me dhembjen tonë.

Ata shprehin gatishmërinë për të bashkëpunuar me institucionet për zbardhjen e rastit, përkundër asaj se ‘drejtësia nuk gëzon besueshmëri’.

“Kërkojmë transparencë në hetim të bindur në ndriçimin e rastit edhe pse drejtësia nuk gëzon besueshmëri dhe se është e politizuar edhe ku është përzier politika aty nuk ka pasur drejtësi”, shprehen familjarët.

Kujtojmë se 32 vjeçari Vedat Ademi nga Kumanova ka ndërruar jetë në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës më 17 mars.

I ndjeri paraprakisht kishte ardhur për kontroll pasi është ankuar për probleme me stomakun. Portalb.mk bisedoi me Amet Ademin babain e 32-vjeçarit të ndjerë Vedat Ademi dhe Sead Ademin vëllaun e të ndjerit, ata thonë se i është dhënë ilaç ndaj të cilit ishte alergjik, dhe se për këtë fajësojnë mjekun i cili ishte kujdestar.

Drejtori i Spitalit, Stefan Trajanovski pranoi se i është dhënë terapi, por se në vend të përmirësimit ai ka pasur dhimbje në gjoks pas çka ka ndërruar jetë. Policia konfirmoi rastin, dhe deklaroi se pas urdhrit të prokurorit, trupi i pajetë është dorëzuar për obduksion dhe presin rezultatet. Në lidhje me këtë rast, Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari më 19 mars e ka shkarkuar drejtorin Trajanovski.

281
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Mars, 2025 12:40
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
281
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?