Familjes me katër anëtarë i duhen mbi 1.100 euro në muaj për mbijetesë

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Qershor, 2026 22:14

Familjes me katër anëtarë i duhen mbi 1.100 euro në muaj për mbijetesë

Shporta minimale sindikale për një familje me katër anëtarë në muajin qershor ka arritur në 68.654 denarë, sipas të dhënave të publikuara nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë. Sipas përllogaritjeve, vetëm për ushqim nevojiten 25.120 denarë, ndërsa për shërbime bazë 6.379 denarë.

LSM thekson se shporta minimale ka shënuar një ulje të lehtë krahasuar me majin 2026, kur ishte 68.742 denarë, pra një diferencë prej 88 denarësh. Po ashtu, sipas tyre, kostoja e qirasë për një banesë prej 60 metrash katrorë arrin deri në 84.024 denarë.

Nga ana tjetër, kryeministri Hristijan Mickoski ka kundërshtuar interpretimin se bëhet fjalë për shportë minimale, duke e cilësuar atë si “shportë mesatare”, duke theksuar se ekonomia e vendit po përballet me inflacion më të ulët krahasuar me rajonin.

“Greqia është mbi 5 për qind inflacion, Bullgaria mbi 6 për qind, Rumania afër dyshifrorit… Ne jemi ndër më të ulëtit në rajon,” deklaroi Mickoski, duke shtuar se Maqedonia e Veriut renditet ndër vendet me inflacion më të kontrolluar në rajon.

Ai paralajmëroi gjithashtu ulje të çmimeve të karburanteve, me pritje që të hënën benzina të ulet për 4 denarë dhe nafta për 7 denarë, si rezultat i stabilizimit të tregjeve globale dhe zhvillimeve gjeopolitike.

Qeveria pritet të mbajë takim me marketet dhe distributorët për të diskutuar çmimet e produkteve bazë, pas shqetësimeve se uljet nuk po reflektohen në tregun final. Po ashtu, paralajmërohen ndryshime ligjore që do të rrisin ndjeshëm gjobat për tregtarët që manipulojnë me çmimet. Gazeta Flaka

65
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Qershor, 2026 22:14
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
65
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?