Fansat entuziastë për këngën e re të Cricket, Adës dhe Majkut

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 14 Qershor, 2025 22:10

Fansat entuziastë për këngën e re të Cricket, Adës dhe Majkut

Tre artistët e njohur Cricket, Ada dhe Majk kanë njoftuar një bashkëpunim muzikor të ri, duke sjellë këngën “Kjo Dashni…”, një projekt që pritet të jetë një kombinim perfekt i ndjenjës dhe ritmit për sezonin veror.

Përmes një postimi në Instagram, ata kanë ndarë me ndjekësit disa sekuenca nga kënga, duke rritur pritshmëritë për lansimin zyrtar. Data e publikimit nuk është zbuluar ende, por fansat tashmë janë entuziastë dhe komentet në rrjetet sociale nuk kanë munguar.

Mbetet për t’u parë nëse “Kjo Dashni…” do të kthehet në hitin e radhës që do të dominojë listat muzikore.

Flaka

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 14 Qershor, 2025 22:10
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media