FC Barcelona publikon foto të reja të stadiumit Camp Nou, i cili do të kushtojë 1.5 miliardë
Botuar nga Drin Zenku
21 Gusht, 2024 17:11
alëngadalë po përfundon ndërtimi i stadiumit të ri në Barcelonë, i cili parashikohet të jetë gati deri në fund të këtij viti me kapacitet 60 %. Në fillim të vitit të ardhshëm më në fund mund të përfundojë plotësisht, shkruajnë mediat spanjolle.
Në prag të përfundimit të ndërtimit, klubi katalanas publikoi fotografi ku tregon se si do të duket “Camp Nou i ri”. Stadiumi i ri do të ketë një kapacitet prej 105 mijë shikues dhe investimi kap vlerën e 1.5 miliardë eurove.
Meqë ra fjala, Camp Nou i ri do të jetë padyshim ndër stadiumet më moderne dhe me të bukur në Evropë, sipas klubit katalanas. Ai do të zërë 18 hektarë në qendër të Barcelonës ndërkohë që klubi katalanas do të luajë në stadiumin Montjuic deri në fund të punimeve.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.