Fermín López rrëfen verën më të vështirë të karrierës: “Nuk mund të shikoja Botërorin, doja të isha atje”
Mesfushori i Barcelonës, Fermín López, ka rrëfyer periudhën më të vështirë të karrierës së tij pas dëmtimit që e la jashtë fushave gjatë verës.
Talenti spanjoll pranoi se kjo ishte vera më e keqe që ka përjetuar deri më tani, pasi në një moment kur po kalonte formën më të mirë të karrierës së tij, një dëmtim i papritur i prishi planet.
“Po, ishte vera më e keqe e karrierës sime deri tani. Po kaloja momentin më të mirë të karrierës, por ndodhi ai dëmtim. E kalova shumë keq këtë verë. Në fillim nuk mund të shikoja ndeshjet e Botërorit, sepse edhe unë doja të isha atje duke luajtur”, deklaroi Fermín.
Megjithatë, mesfushori tashmë është rikthyer me optimizëm dhe shpreson të marrë minuta në ndeshjen e FC Barcelona për trofeun Gamper, nëse gjithçka shkon sipas planit.
Fermín foli gjithashtu për talentin që e ka impresionuar më shumë gjatë përgatitjeve parasezonale. Ai përmendi 16-vjeçarin Ebrima Tunkara, duke e vlerësuar paraqitjen e tij dhe potencialin e madh.
“Lojtari i ri që më ka befasuar më shumë? Ebrima Tunkara. Po luan shkëlqyeshëm dhe është vetëm 16 vjeç”, tha ai.
Flaka
















