Fetai fton për front të përbashkët kundër krimit

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 25 Tetor, 2024 19:37

Fetai fton për front të përbashkët kundër krimit

Zëvendës kryeministri i angazhuar për politika të qeverisjes së mirë, Arben Fetai, ftoi sot për krijimin e një fronti të përbashkët kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Duke folur në Punëtorinë Strategjike të Grupit Ndërpartiak Parlamentar Kundër Korrupsionit, organizuar nga NDI në Shkup, Fetai i bëri thirrje Parlamentit, shoqërisë civile dhe partnerëve ndërkombëtarë të punojnë së bashku për të luftuar me sukses krimin.

Ai tha se Agjenda e reformave e miratuar nga Bashkimi Evropian është udhërrëfyes në aktivitetet e Qeverisë për të luftuar krimin dhe korrupsionin. Në këtë kontekst, ai përmendi hartimin e Regjistrit për evidentimin e pasurisë shtetërore dhe të Strategjisë për forcimin e kapaciteteve për kryerjen e hetimeve financiare dhe konfiskimit të pasurisë për periudhën 2024-2028, të cilat duhet të parandalojë keqpërdorimet me pronën shtetërore dhe konfiskimin efektiv të pasurisë së paligjshme.

Duke folur për përmirësimin e transparencës së institucioneve, Fetai paralajmëroi rezultate të shpejta në zbatimin e Planit të veprimit për transparencë, krijimin e ueb faqeve për institucionet publike dhe trajnimin e stafit për mirëmbajtjen e faqeve. Sipas tij, ndryshimet në Ligjin për qasje të lirë në informata me karakter publik shkojnë në drejtim të rritjes së transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve.

Fetai theksoi se qeveria është e gatshme në mënyrë aktive të përfshijë sektorin civil në procesin e vendimmarrjes. Si shembull ilustrativ përmendi emërimin e një anëtari me të drejtë vote nga sektori joqeveritar në Trupin Ndër-reserial për koordinimin e aktiviteteve kundër korrupsionit.

264
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 25 Tetor, 2024 19:37
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
264
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?