Fetai: Tani qasja është ndryshe, Kuvendi i partisë do të mblidhet çdo tre muaj

Flaka
Botuar nga Flaka 24 Dhjetor, 2024 12:58

Fetai: Tani qasja është ndryshe, Kuvendi i partisë do të mblidhet çdo tre muaj

Zëvendëskryeministri, njëherit kryetar i Kuvendit të Aleancës për Shqiptarët, Arben Fetai në një paraqitje në Daily Click në Tv21, ka theksuar se me kryesinë e re të partisë, do të funksionojnë krejtësisht ndryshe. Sipas tij kuvendi i partisë do të jetë organ ku kuvendohet, por edhe raportohet për punën e funksionarëve të partisë që janë në ekzekutiv. 

“Për mua personalisht të qenurit kryetar i kuvendit të partisë është një nderë. Keni parasysh edhe periudhën paraprake me atë pozicion, ose me njeriun që  barte atë pozicion kemi patur telashe, një periudhë pak traumatike sepse zotëriu në fjalë refuzonte ta thërriste kuvendin për më tepër se një vit, duke mohuar kështu vendimmarrjen partiake. Tani qasja është krejtësisht e kundërt, Kuvendi i partisë do të mblidhet në baza tre mujore për të siguruar raportim, transparencë rreth çështjeve financiare të partisë, transparencë rreth punës së zyrtarëve tonë në qeverisje. Këtë uikend, të dielën do të fillojmë këtë proces, sot në fakt kemi thirrur mbledhje të kuvendit të partisë ku funksionarët do të raportojnë për gjashtë muajt e para në qeverisje, dhe kësisoj do të sigurohemi që kuvendi i partisë të jetë organ ku kuvendohet”, ka theksuar Fetai.

66
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 24 Dhjetor, 2024 12:58
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
66
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?