Fiorentina pranë huazimit të Franco Mastantuonos, bisedimet me Real Madridin janë në zhvillim
Fiorentina është gjithnjë e më pranë arritjes së një marrëveshjeje me Real Madridin për huazimin e talentit argjentinas Franco Mastantuono.
Klubi italian ka paraqitur një ofertë zyrtare për ta transferuar mesfushorin në formë huazimi, ndërsa bisedimet mes palëve vazhdojnë, me fokus kryesor ndarjen e pagës së lojtarit gjatë periudhës së huazimit.
Sipas raportimeve, Fiorentina është optimiste se do ta fitojë garën për 18-vjeçarin, pavarësisht interesimit të disa klubeve të tjera evropiane. Real Madridi thuhet se ka refuzuar mundësinë që Mastantuono të rikthehej në huazim te River Plate, duke favorizuar një kalim në futbollin evropian.
Negociatat mes Fiorentinës dhe Real Madridit janë ende në zhvillim, por sinjalet janë pozitive dhe marrëveshja mund të finalizohet në ditët në vijim nëse palët arrijnë dakordësi për detajet financiare.
Mastantuono konsiderohet një nga talentet më premtues të futbollit argjentinas dhe huazimi te Fiorentina shihet si një mundësi ideale për të fituar minuta dhe eksperiencë në një nga kampionatet më konkurruese të Evropës.
Flaka
















