Flaka analizon: Shqipëria faktor stabiliteti dhe model veprimi në Ballkan – Mos e nënçmoni!

Flaka
Botuar nga Flaka 15 Korrik, 2025 21:36

Flaka analizon: Shqipëria faktor stabiliteti dhe model veprimi në Ballkan – Mos e nënçmoni!

Më 17 dhjetor 1912, në pikën kulmore të rilindjes kombëtare shqiptare, qeveria e përkohshme e Ismail Qemalit hodhi themelet e një ndër elementët më të ndjeshëm të funksionalitetit shtetëror – shërbimin sekret. Me vendimin për krijimin e një “shërbimi të msheftë për viset e shkeluna të Shqipërisë”, nisi edhe historia institucionale e një prej gurthemelëve të sigurisë kombëtare – ajo e Shërbimit Informativ Shtetëror. Ky institucion i përkushtuar për mbrojtjen e interesave strategjike të kombit shqiptar, sot përbën një aktor kyç në rrjetin e sigurisë kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare.

SHISH nuk është më thjesht një strukturë e brendshme monitoruese e territorit të Shqipërisë. Sot ai vepron në koordinim me agjenci partnere ndërkombëtare, në linja të drejtpërdrejta bashkëpunimi me NATO-n, SHBA-në, dhe shërbime të tjera inteligjente në kuadër të aleancës euroatlantike. Fusha e tij e interesit përfshin jo vetëm territoret administrative të Republikës së Shqipërisë, por edhe viset e banuara historikisht nga shqiptarët në Ballkanin Perëndimor – një pozicionim ky i natyrshëm dhe i domosdoshëm, duke qenë se dinamika politike, etnike dhe e sigurisë në këto territore ndikon drejtpërdrejt në stabilitetin kombëtar.

Në kushtet e një përshkallëzimi të influencës ruse, serbe dhe kineze në rajon – të verifikuara edhe nga raportet e BE-së – është e kuptueshme që edhe institucionet shqiptare të sigurisë, përfshirë SHISH-in, janë të angazhuara në vëzhgim të thelluar të zhvillimeve në Maqedoninë e Veriut. Shqiptarët e këtij vendi janë pjesë e pandashme e trupit kombëtar, dhe për pasojë pjesë e pandashme e interesit strategjik të Shqipërisë.

Nuk është aspak rastësi që qeveria shqiptare ka mbajtur një qëndrim të rezervuar ndaj disa zhvillimeve politike në Shkup – që nga përbërja e qeverisë së re e deri te përpjekjet për devijim të influencës shqiptare në strukturat shtetërore të RMV-së. Vendimet politike të Tiranës shpesh burojnë jo nga sentimentalizmi etnik, por nga të dhëna konkrete operative që SHISH dhe partnerët ndërkombëtarë i sigurojnë në kohë reale. Prandaj, gjykimi i qasjeve të Ramës, Begajt apo të mëhershmëve si Meidani, pa kuptuar kompleksitetin e informacionit që ata kanë në dispozicion, është jo vetëm naiv, por shpeshherë i rrezikshëm.

Shqipëria sot nuk është më periferia ballkanike e pas viteve ’90. Është një vend në ekspansion diplomatik, ekonomik dhe gjeopolitik. Nëse nuk ka armë bërthamore, ka fuqinë e stabilitetit politik, bashkëpunimit me NATO-n dhe pozicionimit të saj në qendër të strategjisë euroatlantike në Ballkan. Kjo e bën Shqipërinë një faktor të patjetërsueshëm në të gjitha zhvillimet rajonale.

Për pasojë, shteti shqiptar nuk mund të trajtohet me përçmim, ironizim apo injorim, aq më pak nga individë apo subjekte që pretendojnë të përfaqësojnë interesat shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Ata që e shohin Shqipërinë vetëm përmes lenteve të konjukturës politike të momentit, e kanë keqkuptuar tërësisht natyrën e shtetësisë moderne shqiptare.

SHISH është një institucion që flet pak – ose aspak – publikisht, por vepron shumë dhe në mënyrë vendimtare për sigurinë e kombit. Nëpërmjet tij, shteti shqiptar ruan dhe zhvillon doktrinën kombëtare të mbrojtjes që fillon me shqiptarët në Shqipëri dhe nuk përfundon përtej kufijve të saj shtetërorë. Ajo përfshin një kujdes të vazhdueshëm për shqiptarët në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Luginën e Preshevës, Mal të Zi, dhe diasporë – sepse kjo është natyra e pandashme e një kombi në ndërtim e sipër të vetes dhe të shtetësisë së vet të plotë.

Kritikët mund të thonë ç’të duan, por një Shqipëri e fortë – me shërbime inteligjente të fuqishme – është garanci edhe për shqiptarët jashtë kufijve. Dhe kjo nuk është vetëm një e drejtë kombëtare – është një detyrim historik, strategjik dhe kushtetues.

69

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 15 Korrik, 2025 21:36
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
69

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
4
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë