Flaka thumbon: Qoku me smartphone, inteligjenca parlamentare në ngritje!

Flaka
Botuar nga Flaka 6 Qershor, 2025 07:03

Flaka thumbon: Qoku me smartphone, inteligjenca parlamentare në ngritje!

Bekim Qoku, deputeti i VLEN-it që për pak do na tregonte edhe se kush e shpiku rrotën, ka zbuluar me krenari se disa prej figurave politike shqiptare – Ali Ahmeti, Sadulla Duraku dhe Musa Xhaferi – përdorkan ende telefona Nokia. Por ajo që harroi të përmendë është se vetë ka kaluar vetëm rishtazi nga “Nokia me dritë jeshile” te një smartphone me Face ID, dhe këtë e sheh si shenjë rilindjeje intelektuale.

“Tash që kam smartphone, jam edhe më smart. Kështu funksionon, apo jo?” – tha Qoku teksa mundohej të hapte aplikacionin e mesazheve pa e prekur ekranin me gishta të djersitur nga entuziazmi.

Burime të afërta me VLEN-in thonë se telefoni i ri ka sjellë ndryshime dramatike në jetën e deputetit:

  • Ka filluar të përdorë Google para se të flasë në konferenca shtypi.
  • Merr pjesë në grupe WhatsApp ku nuk i thonë më “mute”.
  • Ka filluar të kuptojë se kur thua diçka për të tjerët, duhet të shikosh edhe veten në “selfie cam”.

Zërat në Kuvend thonë se kolegët janë në ankth: nëse Qoku vazhdon me këtë ritëm, rrezikon të bëhet deputet funksional – një skenar që askush nuk e kishte parashikuar.

“Smartphone është vetëm fillimi. Tani pritet të shkarkojë edhe ndonjë aplikacion për logjikë politike,” – u shpreh një koleg anonim nga opozita, ndërkohë që shkarkonte aplikacionin për horoskopin ditor të VLEN-it.

Në fund të ditës, një qytetar e përmblodhi më së miri situatën:

“Nëse një telefon e bën smart, imagjino çfarë do ndodhte po të kishte ndonjë ide të vetën…”

“Lajmi që s’na duhej” është rubrikë satirike. Çdo ngjashmëri me realitetin është më shumë reale se satirike. Qëndrimet janë të autorit, jo të redaksisë – të paktën deri në emërimet e reja. Flaka Media

280
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 6 Qershor, 2025 07:03
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
280
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?