“Forcat anti-evropiane janë më të organizuara se kurrë më parë për të penguar rrugëtimin e RMV-së drejt BE-së”

Flaka
Botuar nga Flaka 6 Qershor, 2026 17:46

“Forcat anti-evropiane janë më të organizuara se kurrë më parë për të penguar rrugëtimin e RMV-së drejt BE-së”

Kryetari i LSDM-së, Venco Filipçe, hapi sot konferencën ndërkombëtare “Iniciativa e Shkupit”, e organizuar nga LSDM dhe Shkolla e Lartë Politike e Korçulës, duke bërë thirrje për bashkim të forcave progresive në rajon përballë, siç tha ai, rritjes së nacionalizmit, populizmit dhe strukturave korruptive.

Në fjalimin e tij hyrës, Filipçe theksoi se Ballkani Perëndimor ndodhet në një moment vendimtar, ku pas viteve të stagnimit ekziston sërish një mundësi reale për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Iniciativa e Shkupit është një veprim konkret për forcimin e bashkëpunimit rajonal ndërmjet partive socialdemokrate dhe progresive në rajonin tonë. Gjenerata jonë ka një mundësi unike për ta përmbyllur procesin e integrimit evropian dhe për të realizuar ëndrrën e një brezi të tërë”, deklaroi Filipçe.

Ai paralajmëroi se perspektiva evropiane e rajonit po përballet me sfida serioze, duke akuzuar forcat anti-evropiane se janë më të organizuara se kurrë më parë dhe të vendosura për të ngadalësuar, apo edhe penguar, procesin e integrimit evropian. Sipas tij, nacionalizmi, populizmi, krimi i organizuar dhe ekstremizmi po veprojnë gjithnjë e më shumë në mënyrë të koordinuar kundër vlerave evropiane dhe reformave demokratike. “Veçanërisht shqetësues është bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet krimit të organizuar dhe strukturave nacionaliste-populiste. Rrjetet kriminale, të mbrojtura nga elitat politike retrograde, i frikësohen më së shumti reformave në sundimin e ligjit që sjell integrimi evropian”, tha Filipçe.

Lideri i LSDM-së kritikoi edhe ata që publikisht kundërshtojnë integrimin evropian, ndërsa, sipas tij, të ardhmen personale dhe ekonomike e ndërtojnë pikërisht në vendet anëtare të Bashkimit Evropian.

“Këta vetëshpallur patriotë dhe mbrojtës të identitetit kombëtar e zbulojnë më së miri hipokrizinë e tyre përmes faktit se sigurojnë të ardhmen personale dhe biznesore në Bashkimin Evropian, ndërsa në të njëjtën kohë përhapin dezinformata për të ardhmen e Evropës tek qytetarët e tyre”, theksoi ai.

Filipçe paralajmëroi gjithashtu për rritjen e lëvizjeve antidemokratike, të cilat, sipas tij, synojnë të minojnë vlerat progresive dhe antifashiste mbi të cilat janë ndërtuar shoqëritë moderne.

Në fund të fjalimit, ai bëri thirrje për krijimin e një koalicioni të fuqishëm progresiv në nivel rajonal, duke theksuar se vetëm përmes unitetit, vendosmërisë dhe bashkëpunimit afatgjatë mund të përballohen sfidat me të cilat po përballet rajoni. “Për ta mposhtur këtë koalicion të errët rajonal, duhet të përgjigjemi me unitet, vendosmëri dhe bashkëpunim afatgjatë”, deklaroi Filipçe, duke e shpallur konferencën të hapur.

54
SONDAZHI

Sa mendoni se Qeveria aktuale në Shkup po punon për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian?

Flaka
Botuar nga Flaka 6 Qershor, 2026 17:46
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
54
SONDAZHI

Sa mendoni se Qeveria aktuale në Shkup po punon për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?