Forumi ministror BE-Ballkani Perëndimor: U nënshkrua marrëveshje për bashkëpunim mes MPB-së dhe Komisionit në Rrjetin evropian për emigracion

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 28 Tetor, 2024 20:14

Forumi ministror BE-Ballkani Perëndimor: U nënshkrua marrëveshje për bashkëpunim mes MPB-së dhe Komisionit në Rrjetin evropian për emigracion

Delegacioni i kryesuar nga ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, sot dhe nesër merr pjesë në Forumin ministror BE-Ballkani Perëndimor për drejtësi dhe punë të brendshme, që po mbahet në Budvë të Malit të Zi.

Siç kumtojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, në forum foli Toshkovski, ndërsa tema kryesore të bisedimeve në forum janë lufta kundër krimit të organizuar transnacional dhe tregtisë ilegale me drogë dhe njerëz, emigracionit, azilit dhe menaxhimit të kufijve – BE plani i aksionit për Ballkanin Perëndimor.

Në kuadër të forumit, minsitri Toshkovski realizoi takim me eurokomisaren për punë të brendshme, Ilva Johanson, me ç’rast u nënshkrua Aranzhmani administrativ për vendosje të bashkëpunimit mes Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Komisionit në Rrjetin evropian për emigracion.

“Qëllimi i Rrjetit evropian për emigracion është t’i përmbushë nevojat për informata për emigracion dhe azil të institucioneve të Unionit dhe të autoriteteve dhe institucioneve të vendeve anëtare, përmes sigurimit të informatave të prëditësuara, objektive, të besueshme dhe krahasuese për emigracionin dhe azilin, me qëllim të mbështetjes në krijimin e politikave në BE për këto sfera. Ky aranzhman shërben si dokument zyrtar me të cilin konfirmohet inkuadrimi ynë në rrjetin evropian të emigracionit të BE-së. Kjo parimisht do të thotë të sigurojë qasje të MPB-së drejt informatave të përditësuara, objektive, të besueshme dhe krahasuese të gjeneruara në kuadër të Rrjetit evropian për emigracion për situatën me azilin dhe emigracionin në vendet anëtare të BE-së, që janë lëndë e protokolleve për besueshmëri dhe ndarje të informatave sipas Rregullave për mbrojtje të të dhënave të Unionit”, theksojnë nga MPB.

Shtojnë se Toshkovski theksoi se përfaqësuesit e Minsitrisë së Punëve të Brendshme në të ardhmen do të marrin pjesë në takimet e Rrjetit evropian për emigracion dhe duhet të kenë kompetenca në fushat e azilit dhe emigracionit, duke mbuluar aspekte të krijimit të politikave, drejtësisë, hulumtim dhe statistika.

Në sesionin e parë Toshkovski i prezantoi rezultatet e mira këtë vit në luftën kundër krimit të organizuar si shkatërrimi i grupit të organizuar kriminel të përbërë nga 13 anëtarë i cili ka organizuar kontrabandim të emigrantëve dhe pesë grupe kriminele nga fusha e tregtisë ilegale me drogë të cilët kanë vepruar në nivel ndërkombëtar, lokal dhe nacional dhe theksoi se vetëm qasja e unifikuar, e kooridnuar dhe strategjike është me rëndësi kyçe në luftën kundër këtyre kërcënimeve dhe vetëm me resurse të përbashkëta dhe vendosmëri të përbashkët, mund të bëhen hapa të konsiderueshëm në mbrojtje të popujve tanë, mbrojtjes së popullit tonë dhe sigurimit të drejtësisë.

Në sesionin e forumit për prëforcim të emigracionit, azilit he menaxhimit me kufijtë me BE – Plani i aksionit për Ballkanin Peërndimor, ministri Toshkovski në paraqitjen e tij e potencoi bashkëpunimin intensiv me FRONTEKS-in dhe fokusimin në projekte rajonale të financuara nga BE-ja të cilat janë të kahëzuara drejt përforcimit të kapaciteteve njerëzore, teknike dhe të tjera për menaxhim më efikas me kufijtë.

265
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 28 Tetor, 2024 20:14
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
265
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?