FOTOT/ Kurorëzohet për herë të parë Miss Inteligjenca Artificiale

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 12 Korrik, 2024 12:18

FOTOT/ Kurorëzohet për herë të parë Miss Inteligjenca Artificiale

Pasi gjyqtarët e konkursit të parë të bukurisë në botë, të krijuar nga inteligjenca artificiale, zbuluan 10 finaliste,  Miss-i më në fund është kurorëzuar. Fituesja është Kenza Layli, një influencere marokene, me afro 200 000 ndjekës në Instagram dhe 45 000 të tjerë në TikTok. Layli është krijuar tërësisht nga inteligjenca artificiale, nga imazhet e saj deri te fjalimet e dhëna.

“Titulli i Miss-it më motivon edhe më shumë të vazhdoj punën time në avancimin e teknologjisë së inteligjencës artificiale”, tha Layli në një video. “Inteligjenca artificiale është një forcë transformuese që mund të sfidojë normat dhe të krijojë mundësi që nuk kanë ekzistuar më parë”, u shpreh ajo. 

Konkursi i “Miss IA” u hap në pranverë dhe në të morën pjesë 1500 programues në të gjithë botën. Layli u krijua nga Myriam Bessa, themeluesja e agjencisë Phoenix AI. Nënkampionet ishin garueset, Lalina Valina nga Franca dhe Olivia C e Portugalisë.

Ekspertët, megjithatë, kanë shprehur gjithashtu shqetësim për implikimet e një konkursi bukurie të tillë, pasi imazhet e krijuara nga inteligjenca artificiale mund të homogjenizojnë më tej standardet e bukurisë.

67
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 12 Korrik, 2024 12:18
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
67
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?