Gazetaria dhe Letërsia
Shkruan: Memedali Jusufi
Njoh shkrimtarë që e konsiderojnë zezonë faktin se u duhet të punojnë për ta fituar bukën e gojës përmes gazetarisë. Pohojnë se kjo shkon në dëm të kohës së tyre të lirë dhe se gazetaria në përgjithësi e dëmton kreativitetin letrar. Pohojnë se gazetari mësohet të shkruajë me nxitim pa i peshuar dhe matur fjalët e veçanta dhe se mjetet dhe metodat e gazetarisë janë saktësisht e kundërta e kreativitetit. Përvoja ime sugjeron një qasje ndryshe ndaj kësaj çështjeje. Isaac Bashevis Singer
Gazetaria ka ndryshuar shumë, dhe bashkë me të kemi ndryshuar edhe ne, por ajo që po ndryshon në mënyrë dramatike është distanca e atyre që sot quhen gazetarë nga letërsia dhe fjala e shkruar në përgjithësi, dhe varësia e pashmangshme nga teknologjia.
Kaq tronditese ishte deklarata e Oscar Wilde i cili shkruan:
“Dallimi midis letërsisë dhe gazetarisë?Gazetaria është e palexueshme dhe letërsia nuk është e lexuar . Kjo është e gjitha . ” Keshtu nuk mendonin shkrimtaret rus.
Gati se të gjithë shkrimtarët e mëdhenj rusë kanë publikuar veprat e veta në gazeta e revista. Dostojevski ishte gazetar i shkëlqyeshëm dhe, nëse është e vërtetë se shkrimet e tij letrare përmbajnë elemente gazetarie, me sa duket nuk kanë pësuar kurrfarë dëmi. Tolstoi me siguri do të kishte me qenë mjeshtër i gazetarisë veç sikur të kishte marrë mundin të bëhej gazetar. Tregimet e Çehovit pothuajse që të gjitha qenë shkruar për gazeta. Shkrimtari i vetëm i famshëm rus që e shmangu shtypin periodik dhe ndau mendjen të tërhiqej në ishuj dhe pallate ishte Andrejevi, shkrimtari më pak i rëndësishëm në mesin e mjeshtrëve rusë. Në letërsinë franceze, Maupassant dhe Zola mbajtën lidhje të ngushta me shtypin; e në atë amerikane ishin gazetarë si Edgar Allan Poe si Walt Whitman.
Letërsia, si gazetaria, është në kërkim të së resë, por të dyja e bashkëndajnë edhe elementin më domethënës. Letërsia e mirë, si edhe gazetaria e mirë, mundohet të paraqesë faktet e zhveshura nga interpretimet sipërfaqësore. Nëse kjo nuk është e vërtetë sot, megjithatë ka qenë e vërtetë deri më sot dhe besoj se do të jetë përsëri në të ardhmen. Nuk është detyrë e autorëve, aq më pak e gazetarëve, të interpretojnë çdo fenomen që e përshkruajnë, ta ngërthejnë në mënyrë të përsosur në zinxhirin e shkakut dhe pasojës. Autorët nuk janë aspak të obliguar t’i referohen psikologjisë, të deklarojnë me saktësi se si ky a ai fakt kanë ndikuar te personazhet e tyre. Sot, kur letërsia angazhohet aq fuqishëm për t’u bërë degë e psikologjisë dhe për t’ia avokuar vetes, në një pjesë të mirë, rolet e psikologut dhe të sociologut, kjo pikëpamje imja mund të duket e vjetruar, por unë besoj se aty ku letërsia bëhet tepër psikologjike, i humb që të dy cilësitë e saj: atë letrare dhe atë psikologjike. I ashtuquajturi shkrimtar psikologjik është psikolog në letërsi dhe letrar në psikologji. Mjeshtrit e mëdhenj të letërsisë mësoheshin me pengesat e atij që shkruan në gazeta. I paraqitnin faktet pa u merakosur se sa të çuditshme mund të dukeshin për lexuesit. Është fakt, për shembull, se Dostojevski në Krim dhe ndëshkim nuk sqaron kurrë pse Roskolnikovi ka vendosur të bëjë një vrasje, as nuk i zbulon motivet e vrasjeve te Vëllezërit Karamazov. Ua lejon personazheve të tij shpjegojnë veprimet e tyre, por nuk e bën kurrë ai vetë në veten e parë dhe Roskolnikovi mbetet enigmë – ashtu siç në të vërtetë ndodh shpesh, me vrasësit. Në një vend tjetër kam pohuar se faktet nuk tejkalohen kurrë, ndërsa komentet lindin tashmë të ndenjura.
Megjithatë ekziston një lidhje e fundit e rëndësishme mes gazetarisë dhe letërsisë. Kur shkencëtarët kanë diçka për të thënë nuk pritet prej tyre të bëjnë hesap durimin e lexuesve të tyre. Askush nuk pretendon tekste interesante dhe argëtuese nga një mjek që shkruan për një sëmundje të lëkurës. Shkencëtarët shkruajnë derisa ta kenë zhveshur argumentin.
Gjendja është krejtësisht ndryshe kur bëhet fjalë për shkrimin e një lajmi. Duke u nisur nga ajo se sa lajmi mund të jetë i rëndësishëm, gazetarët duhet ta kenë parasysh durimin e lexuesve. Në çfarëdo gazete, drejtori hedh një grumbull artikujsh që me mendjen e tij do t’i mërzisnin lexuesit. Lajmi i mërzitshëm nuk është lajm nga pikëpamja gazetareske, edhe pse do të mund të ishte në bazë të çfarëdo kriteri tjetër.
E njëjta vlen për letërsinë. Një vepër letrare mund të jetë shumë e thellë, por nëse e mërzit lexuesin është krejt e kotë. Në këtë kuptim, letërsia madje shkon përtej gazetarisë. Gazetat moderne kanë rubrika të ndryshme që u përgjigjen interesimeve të ndryshme të lexuesve. Atij që lexon faqet sportive do të mund të mos i interesonin ato financiare dhe anasjelltas. Në letërsi nuk ka rubrika. I gjithë libri duhet të jetë interesant.
Shumë shkrimtarë që kanë frikë nga gazetaria kërkojnë – me a pa vetëdije – t’i këpusin lidhjet e natyrshme mes gazetarisë dhe letërsisë. Sa për të filluar, janë të bindur se roli i letërsisë është mbi të gjitha ai i analizimit ose hetimit. Nuk e konsiderojnë të domosdoshme t’u japin lexuesve informacione shteruese rreth kontekstit, ambientit fizik apo rreth zakoneve të personazheve të tyre. Nuk e pranojnë pohimin se letërsia duhet të jetë interesante. Përkundrazi i idolatrojnë veprat që mërzitin, duke i prezantuar si produkte të një martese mes letërsisë dhe shkencës, ndërkohë që nuk janë as njëra as tjetra. Në këtë mënyrë puna e shumë shkrimtarëve modernë është gjithnjë e më tepër e kthyer kah interpretimi i fakteve – thua se faktet mund të interpretohen përnjëmend.
Është e habitshme se si shkrimtarët që janë munduar me aq zjarr të çlirohen nga gazetaria janë tërhequr dhe kushtëzuar prej saj në mënyrë të fshehtë. Autorët modernë që mundohen të aplikojnë analizën dhe psikologjinë, të shpjegojnë motivet e protagonistëve të tyre, heqin dorë nga stili, përfundojnë duke lënë anash formën dhe duke u shndërruar në gazetarë mediokër. Analiza kërkon përsëritjen, ndërsa letërsia duhet të jetë pa përsëritje. Analiza është fjalëshumë, ndërsa letërsia e vërtetë duhet të jetë sintetike dhe përzgjedhëse. Vëllimet e mëdha të mjeshtërve ishin të tilla sepse ishin të pasura me informacione dhe ngjyrë. Libri modern me aq faqe shpesh është i fryrë nga përsëritjet. Ja pse redaktorët sot kanë rol kaq thelbësor. Ja pse nga veprat letrare hiqen blloqe të tëra. Botuesit dhe redaktorët janë bërë gjykatës të mbramë të gjatësisë së librave. Në shumë raste libri modern bëhet i kalueshëm vetëm pasi të dalë në version të tkurrur.
Letërsia s’ka pse të ketë frikë fare nga gazetaria e mirë, duke qenë se të dy aktivitetet kanë shumë gjëra të përbashkëta. Shkrimtari i mirë është gjithmonë po ashtu edhe gazetar i mirë.
Po si lindi gazetaria letrare
Termi gazetari letrare është i kontestueshëm: pak kanë rënë dakord në natyrën e vërtetë të këtij zhanri, “origjina” e të cilit, sikurse teoricieni Mark Kramer argumenton, është goxha e dalluar, me fill të zënë së paku në shekullin XVIII – teoria e të cilit vijon të jetë diçka relativisht e re. Në fakt, vetëm në dekadat e fundit zhanri është emëruar përnjëmend, ka të ngjarë pjesërisht si përgjigje e së ashtuquajturës Gazetari e Re që lëshoi shtat në vitet 1960 nga Tom Wolfe e të tjerë gazetarë radikalë.
Shpjegimi dhe eksplorimi i gazetarisë letrare megjithatë është thelbësor dhe kuptimi jonë për këtë zhanër kompleks e gënjeshtar rritet shpejt. Në sipërfaqe, gazetaria letrare përbëhet nga dy terma që, për të mos thënë se janë të thjeshtë dhe joproblematik, priren së paku të sjellin në mendjet e atyre që i dëgjojnë imazhe të kuptueshme. Kur ato bashkohen, fërkimet rriten, pasi ato janë – ose janë bërë në mendjet e shumë prej praktikuesve të tyre – njëlloj përpjekjeje unike. E kuptojmë prozën “letrare” si orientim drejt të shkruarit subjektiv, të shprehur në mënyrë artistike, me stil argëtues që mban një aromë të fortë krijueshmërie autoriale; manipulim të gjuhës, rregullim, personazhe, subjekt e kështu me radhë. Stili (bashkë me eksperimentet e vona me stilin e thjeshtë) është pak a shumë gjithnjë një faktor themelor: si thuhet diçka ka vlerë thuajse po aq – e shpesh edhe më shumë – sa ajo çfarë thuhet.
Gazetaria, përkundrazi, është menduar për të qenë në anën objektive të gjërave, kërkesë e bërë edhe më fort nga gazetarë teksa zërat akademikë sfidojnë nëse gjuha përligj ekzistencën e objektives në vetvete. Në praktikën e tanishme, gazetaria vijon të fokusohet në çfarë thuhet dhe të jetë e interesuar më së pari në katër nga pesë pyetjet e famshme:] kush, çfarë, kur dhe ku; pse-ja, arsyeja, është e turbullt, e rrëmujshme dhe spekulative në shumë raste për t’i interesuar reporterëve fakt-shtrembër të lajmeve të përditshme. Gazetarët profesionistë, si rregull, i shmangen lojës me stilin; (supozohet se) nuk u lejohet të manipulojnë faktet, thëniet apo ngjarjet, u përmbahen komenteve autoriale (përveçse në editoriale) dhe zakonisht ndjekin një shuarje të vetvetishme të qasjeve që zënë vend, ngjarjeve – asnjëherë të autorëve – në sfond të historisë.
Pra, si janë bërë bashkë këto dy terma dukshëm konfliktualë? Pse dhe si letërsia është gjithashtu gazetari dhe vice-versa?
Së pari, sikundër e shumta e zhanreve letrare, praktika e gazetarisë letrare ka ardhur shumë më para se ndokush të mendonte shtrimin e pyetjes çfarë ishte në të vërtetë. Disa teoricienë e gjurmojnë zhanrin deri te Daniel Defoe (1660-1731) që solli risi me Journal of the Plauge Year (1772) ku pretendohet të tregohet historia e shpërthimit të murtajës bubonike në Londër më 1665. Vepra u paraqit si faktike – dhe në disa çështje ishte – e në të njëjtën kohë trillim. Teoricieni dhe historiani i letërsisë Lennard Davis, nga ana tjetër, argumenton se raportimi i lajmeve ka filluar edhe më herët, me “baladat e lajmeve” në shekullin XVI, fletë teke të printuara që mbulonin ngjarjet e kohës, që nga përmbytjet dhe fatkeqësitë e tjera natyrore e deri te ekzekutimet e kriminelëve. Këto, thotë Davis, ishin “novelat” e para prej vërteti:
Nëse kthehemi pas … nga narrativat e plota të shekujve XVIII dhe XIX te narrativat e prozës së shtypur më herët, arrijmë në një pikë të përbashkët; çfarë shekulli XVI quante “novela” ishin baladat e lajmeve të shtypura dhe përrallat. Kryqëzimi i parë mes shtypit dhe narracionit është një produkt gjenuin i teknologjisë së shtypshkrimit (dhe jo thjesht shtypjet e varianteve të materialeve të pashtypura më para): balada e lajmeve, shekulli XVI i quajtur, mes të tjerash, një “novelë”. Proza e hershme tregimtare e shekullit XVI – përralla për kriminelët, ndoca shaka e humor, intrigat e dashurisë së Bokaccios – quheshin gjithashtu novela.
Çfarë Davis sheh si origjinë të novelës bashkëkohore, ne mund ta shohim si një formë të mëhershme të gazetarisë letrare. Sikurse Linda Hutcheon thotë, vetëm në shekullin XIX letërsia dhe historia janë pare si dy disiplina reciproke, prandaj pse duhet që gazetaria – kushërira më e afërt e historisë – të jetë ndryshe? Në fakt, në “baladat e lajmeve” të para shohim një nevojë për të treguar një histori që është si e re, edhe lajm, një zhanër i të shkruarit që, edhe në ditët e tij më të hershme, me patjetër është mbështetur për mbijetesën e vetes në një lexues interesant të etur për përralla të freskëta.
Gazetaria letrare bashkëkohore që nga ajo kohë ka zhvilluar parametrat e saj të veçantë, pavarësisht mungesës së një shpjegimi formal, universal dhe të pranuar. Gazetarët letrarë bashkëkohorë në gjuhën angleze – shkrimtarë si Joan Didion, Tom Wolfe, Norman Mailer, Hunter S. Thompson, Truman Capote dhe dyzina të tjerë – e gjurmojnë artin e tyre pas deri te Ernest HeKjo lloj ndërlidhjeje mes lexuesit dhe ngjarjes, krijuar nga gazetaria letrare, rri gjithashtu në zemrën e diskutimeve të ndryshme të Norman Sim mbi funksionalitetin e gazetarisë letrare, qëllimi përfundimtar i së cilës, në vlerësimin e tij, është të sjellë një sens thellësie dhe menjëhershmërie në një histori që, nga ana tjetër, mund të jetë pak më shumë (për lexuesit) sesa një seri statistikash të paemra e të pafytyra. Prandaj, funksioni i saj është që të rihumanizojë këto ngjarje edhe më të mëdha se vetja, të kapura në grackë… dhe në të njëjtën kohë, të na shfaqë “një pjesë shumë të vogël të gjendjes njerëzore” për “faktet e çështjes që janë endur në një histori dhe rrjedhimisht, kanë kaluar në plan të dytë për përrallën e njerëzve të përfshirë.”mingway, George Orwell, Stephen Crane, Charles Dickens.
Çfarë është kristalizuar nga qasjet subjektive të gazetarisë letrare është shpeshherë një histori që i afrohet më shumë së vërtetës të asaj çka ndodhi, ndoshta fare pak larg nga “faktet”. Për çfarë vlejnë faktet në fund të fundit, nëse humbasim shenjën njerëzore të ndërfutur në to? Kjo është pyetja e rëndësishme pas çdo pune të gazetarisë letrare dhe na sfidon – me të vërtetë, ndoshta mund të themi pamundshëm – për të rikthyer “faktet” objektive, çka do të ishte, po huazuam frazën e ndritshme të Sims-it, “një pjesë shumë e vogël e gjendjes njerëzore” është e gjitha me çfarë kemi mbetur.gazeta ex libris
Orwell thotë se në instancë finale, nuk ka ndonjë dallim mes gazetarisë dhe letërsisë sa i përket të vërtetës dhe lirisë së shprehjes. E vërtetë, gazetaria duhet të raportojë fakte të ndodhura, por faktet nuk janë thjeshtë ato që gazetari ka parë, lexuar apo dëgjuar, janë edhe çfarë ka ndjerë, si e ka ndjerë, si e ka perceptuar. Ndërsa shkrimtarët, sado me fantazi që të jenë, shkruajnë atë që ndjejnë dhe që, nga këndvështrimi i tyre, janë fakte që duhet t’i përçohen publikut me shpresë se prej shkrimit të tyre do të ndryshojë diçka.
Shkruan Orwell: “A nuk është çdo shkrimtar njëkohësisht politikan dhe a nuk është çdo libër detyrimisht një formë “reportazhi”?” Sipas tij, “letërsia është një përpjekje për të ndikuar mendimet e bashkëkohësve përmes regjistrimit të eksperiencave” dhe se “nuk ka ndonjë ndryshim të madh mes gazetarisë së thjeshtë.”
Orwell ishte shkrimtari që, në një farë mënyre, vendosi në formë romani ato të vërteta që kishte thënë më herët në ese apo në opinione të botuara në shtypin e kohës. Dhe në këtë kuptim, romani i Orwell është asgjë më shumë se sa një analizë kritike e shprehur në formë letrare. Për shembull, në esenë Luani dhe Njëbrirëshi, të botuar në vitin 1940, ai argumenton se sistemi i monedhës dhe i peshave të përdorura nga Mbretëria e Bashkuar në atë kohë, njohur sot si “sistemi imperial”, është joefikas nga pikëpamja ekonomike. Në romanin 1984 të botuar në vitin 1949, Orwell thotë se sistemi totalitar i vendosur në këtë vend dekada më vonë, me të vërtetë e ka zhbërë sistemin imperial të monedhës dhe të peshave për ta zëvendësuar me sistemin metrik. Kur një i moshuar i gjeneratës së para vendosjes së sundimit të partisë i kërkon një banakieri në lokal një pintë birrë, banakieri i thotë se nuk e di se çfarë është pinta, ai mund të japë një gotë birrë gjysmë litri, ose një gotë një litër. Në fakt, ky ndryshim nuk ndodhi vetëm në botën e fantazisë së Orwell, por edhe në realitet. Në vitin 1971, Mbretëria e Bashkuar hoqi dorë nga sistemi i parasë dhe peshave imperiale dhe i zëvendësoi me system.
















