Giménez: Milan është shtëpia ime, dua të qëndroj

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 6 Korrik, 2025 21:38

Giménez: Milan është shtëpia ime, dua të qëndroj

Në prag të finales së madhe të Kupës së Artë mes Meksikës dhe Shteteve të Bashkuara, të gjithë sytë janë te Santiago Giménez. Sulmuesi i ri i AC Milan, i cili ka fituar zemrat e tifozëve me paraqitjet e tij në Serie A, pritet të jetë një nga protagonistët kryesorë të ndeshjes.

Në një konferencë për shtyp para finales, Giménez u shpreh i përqendruar te kombëtarja, por nuk i shmangu pyetjet për të ardhmen e tij në klubin italian:

“Ndihem si në shtëpi në Milan, po jetoj një ëndërr. I falënderoj Zotit që më dha mundësinë të jem pjesë e një klubi kaq të madh. Ka pasur shumë thashetheme për një largim, por unë jam shumë i lumtur këtu. Kam folur me drejtuesit dhe stafin teknik – ideja është që të qëndroj. Dua të tregoj versionin tim më të mirë, sepse nuk dua të humbas një mundësi si kjo.”

Pavarësisht se nuk ka shënuar ende në këtë edicion të Kupës së Artë, Giménez mbetet një armë e fuqishme për “El Tri”, veçanërisht në një ndeshje me kaq shumë peshë simbolike si ajo kundër rivalëve të përjetshëm, SHBA-së.

Flaka

124
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 6 Korrik, 2025 21:38
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
124
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?