Goditje në xhepat e qytetarëve: KRRE shtrenjton dizelin!
Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale (KRRE) ka marrë vendim për rritjen e çmimeve të shitjes me pakicë të një pjese të derivateve të naftës, me një rritje mesatare prej 1,17 për qind, në përputhje me metodologjinë për formimin e çmimeve.
Sipas njoftimit zyrtar, çmimi i EURODIZELIT (D-E V) rritet për 2 denarë për litër dhe nga tani do të shitet me 71,00 denarë për litër. Po ashtu, për 2 denarë rritet edhe çmimi i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (EL-1), duke arritur në 70,00 denarë për litër.
Ndërkohë, çmimet e benzinave mbeten të pandryshuara. EUROSUPER BS-95 vazhdon të shitet me 73,50 denarë për litër, ndërsa EUROSUPER BS-98 me 75,50 denarë për litër. I pandryshuar mbetet edhe çmimi i Mazutit M-1 SU, i cili është 34,520 denarë për kilogram.
Nga KRRE theksojnë se vendimi është marrë duke u bazuar në lëvizjet e çmimeve në tregjet ndërkombëtare dhe në dispozitat e Rregullores për formimin e çmimeve më të larta të derivateve të naftës dhe lëndëve djegëse për transport.
















