Gostivar – Prona private bëhet pronë e të gjithë besimtarëve

Flaka
Botuar nga Flaka 11 Gusht, 2025 20:56 Përditësuar

Gostivar – Prona private bëhet pronë e të gjithë besimtarëve

Sot, më 11 gusht 2025, në zyrat e Muftinisë së BFI – Gostivar, u nënshkrua në mënyrë solemne kontrata për një vakuf të ri në qytetin e Gostivarit, njofton Gostivari Sot

Në ceremoninë e nënshkrimit morën pjesë Këshilli Iniciativ nga Esnafi Rom në Gostivar, Muftiu i Muftinisë së BFI – Gostivar, H. Sabahudin ef. Zendeli, së bashku me stafin e tij, si dhe shitësin i pronës, H. Jusuf Xhelili. “Që nga sot, kjo pronë private bëhet pronë e të gjithë besimtarëve të këtij nënqielli,” u theksua gjatë nënshkrimit.

Gjatë bisedave, u kujtua se nisma për këtë projekt ka filluar para më shumë se shtatë vitesh, me angazhimin e Reisul Ulemasë së BFI në RMV, H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, atëkohë Mufti i Gostivarit. “Çdo mund, përpjekje dhe angazhim i tyre sot u kurorëzua me sukses,” u tha në ceremoni.

Muftiu Zendeli e cilësoi këtë vakuf si “një bazë të fortë dhe një gur të çmuar në përparimin e jetës fetare, në kultivimin e sjelljes së mirë dhe në dëshmimin e vetëflijimit të jashtëzakonshëm të atyre njerëzve që ndanë nga pasuria e tyre vetëm për hir të Allahut xh.sh. dhe nga dashuria për atdheun.”

Në fund, Muftinia e BFI – Gostivar shprehu “mirënjohje të thellë Reisul Ulemasë, Këshillit Iniciativ, EGRZ-së, Esnafit të Gostivarit, personave juridikë dhe të gjithë njerëzve humanë, qofshin gjallë apo të ndarë nga kjo botë”, duke theksuar se “562 m² janë shënuar në librin e përhershëm të veprave të mira, në këtë dhe në botën tjetër.” Gostivari Sot

264
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 11 Gusht, 2025 20:56 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
264
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?