Gostivar: U realizua kositja dhe krasitja e hapësirave të gjelbra pranë Stacionit të Autobusëve
Ndërmarrja Publike “Parkingjet dhe Gjelbërim” në Gostivar ka realizuar aksion për mirëmbajtjen e hapësirave të gjelbra në parkun pranë Stacionit të Autobusëve.
Drejtori i ndërmarrjes, Bejtulla Nuhiu, njoftoi se ekipet në terren kanë kryer kositjen dhe krasitjen e sipërfaqeve gjelbëruese, në kuadër të aktiviteteve të rregullta për mirëmbajtjen e mjedisit urban.
“Ndërmarrja Publike ‘Parkingjet dhe Gjelbërim’ – Gostivar ka realizuar kositjen dhe krasitjen e hapësirave gjelbëruese në parkun pranë Stacionit të Autobusëve. Vazhdojmë me përkushtim të kujdesemi për hapësirat publike dhe të kontribuojmë për një Gostivar më të pastër, më të rregullt dhe më të gjelbër”, ka deklaruar Nuhiu për Flaka.
Ai theksoi se përmes këtyre aktiviteteve synohet përmirësimi i pamjes së qytetit dhe krijimi i një ambienti më të këndshëm për qytetarët.
“Për një mjedis më të bukur për të gjithë qytetarët”, ka porositur drejtori Nuhiu.Gazeta Flaka

Nga ndërmarrja bëjnë të ditur se aktivitetet për mirëmbajtjen e hapësirave publike do të vazhdojnë edhe në lokacione të tjera në qytet. Gazeta Flaka
















