Gostivari në zi: Ndahet nga jeta Halit Elezi – Lito, figurë e angazhuar publike

Gostivari Sot
Botuar nga Gostivari Sot 28 Prill, 2026 12:20 Përditësuar

Gostivari në zi: Ndahet nga jeta Halit Elezi – Lito, figurë e angazhuar publike

Sot, me 28 Prill 2026 është ndarë nga jeta në moshën 41 vjeçare Halit Elezi – Lito, ekonomist nga Gostivari, i njohur për angazhimin e tij profesional dhe publik.

Halit Elezi ishte i punësuar në Drejtorinë për të Ardhura Publike në Gostivar dhe njëkohësisht i angazhuar në Komisionin Komunal Zgjedhor. Ai njihej gjithashtu si aktivist dhe veprimtar politik, i përkushtuar në jetën shoqërore dhe institucionale të kohës.

Humbja e tij e parakohshme është pritur me pikëllim në mesin e familjarëve, miqve dhe bashkëpunëtorëve, duke lënë pas kujtimin e një njeriu të angazhuar dhe të respektuar në komunitet.

Që në ditët e para të funksionimit, Halit Elezi iu bashkua rrugëtimit të redaksisë “Flaka”, duke kontribuar në sektorin e financave dhe duke u kujdesur me përkushtim për kontabilitetin e subjektit tonë. Me punën e tij të saktë dhe seriozitetin profesional, ai la gjurmë të respektueshme në organizimin e brendshëm të redaksisë. “Flaka” shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Elezi nga fshati Çajlë, duke ndarë dhimbjen për këtë humbje të parakohshme.

Halit Elezi, i lindur më 2 prill 1985, ka lënë pas vetes bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij. Ai do të kujtohet nga familjarët dhe të afërmit si një njeri i dashur dhe i respektuar, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar familjare dhe njerëzore. Qoftë i përjetshëm kujtimi i tij. Gazeta “Flaka

86
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Gostivari Sot
Botuar nga Gostivari Sot 28 Prill, 2026 12:20 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
86
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?