Hakërrimat e berishëve, ndaj gazetarëve dhe SPAK, një klithmë dëshpërimi

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 18 Shtator, 2024 20:55

Hakërrimat e berishëve, ndaj gazetarëve dhe SPAK, një klithmë dëshpërimi

Nga Mero Baze

Sa herë që Berisha është në ditë të zeza dhe krejt I pafuqishëm për tu mbrojtur para fakteve, ka një hakërrim, një lloj kërcënimi për kundërshtarët . Këtë zakon ua ka ngjit dhe fëmijëve të tij. Dhe ata mendojnë se kanë fuqinë e duhur të kërcënojnë ata që I kanë damkosur si hajdutë të babëzitur të Shqipërisë.

E bëri e para vajza e tij. Në një intervistë në ish zëdhënësen e Berishës, ajo kërcënoi prokurorët e SPAK, duke u kujtuar atyre se ata do të largohen nga Shqipëria, duke nënkuptuar se pastaj do të kenë punë me ta. Ajo që donte të thoshte është se ajo do rikthehej në pushtet dhe ata nuk do gjenin vend ku të futeshin, dhe do detyroheshin të largoheshin nga Shqipëria.

Po ku do shkonin? Në SHBA? D.m.th. kjo do kthehet në pushtet që ti shpall luftë SHBA dhe njerëzve të saj këtu?

Natyrisht që ky stërhollim është teprim, se po flasim për diçka që nuk ka për të ndodhur.

Ajo që është interesante këtu është vetëm ndjesia që familja Berisha ka për të kërcënuar kundërshtarët e vet, sikur të jenë një fis në gjak dhe kanë radhën të marrin gjak.

Aty në të vërtet është koncentruar gjithë identiteti I tyre, aty shfaqet e gjithë kultura e tyre politike e hakmarrjes, dhunës ndaj kundërshtarëve, burgosjeve dhe përndjekjeve politike që kanë bërë, dhunës fizike, rrahjet e kundërshtarëve etj. Të gjitha këto në mendjen e tyre janë gjëra që I kanë merituar dhe ata do ti bëjnë prape.

Edhe më I qartë ishte sot Berisha në kërcënimin e tij ndaj gazetarëve. Ai I paralajmëroi ata se do ti trajtonte njësoj si anëtarët e SPAK, pra kishte një plan hakmarrje dhe për ata gazetarë që po botojnë pjesë nga dosja e korrupsionit e familjes Berisha.

Edhe pse në fakt Berisha kontrollon 90 për qind të debateve televizive, ku katër i drejtojnë ish zëdhënëset e veta dhe pjesa tjetër njerëz të rreshtuar me të, ai sërish është i shqetësuar që dosja u publikua, që shqiptarët dhe sidomos demokratët kanë mundësi të lexojnë se si blihen vilat me miliona euro në çdo kryeqytet të Evropës për familjen Berisha, si kanë gjunjëzuar shtetin shqiptar për ta bërë shërbëtorë të familjes dhe si kanë diktuar karrierën politike dhe administrative të qytetarëve shqiptarë në varësi të shërbimeve ndaj familjes.

Dhe e gjithë kjo e ka tërbuar.

Dhe tani është rasti të kujtojmë këto gjoja organizatat që mbrojnë gazetarët nga dhuna, se si heshtin kur një xhelat i gazetarëve kërcënon hapur gazetarët. Asnjë fjale kundër tij, për të na kujtuar të gjithë kujt i shërbejnë.

I pafuqishëm ti ndal gazetarët ti publikojnë faktet, I pafuqishëm të ndal hetimin e SPAK dhe marrjen si të pandehur të bashkëpunëtorëve të familjes, tani atyre u ka ngelur vetëm të kërcënojnë.

Në fillim thoshin na gjeni vetëm një provë për Sali Berishën dhe ai shkon vet në burg.

Pastaj thanë ka shkelur ligjin për ti dhënë pronën dhëndrit, nuk është ndonjë mëkat.

Pastaj kur provat dolën sheshit thanë nuk është problem se njëri tjetrin kanë vjedhur.

Tani që nuk më asnjë alibi si hajdut, po përpiqen të sillen sikur janë të plotpushtetshëm dhe po kërcënojnë me mbyllje goje gazetarët dhe prokurorët e SPAK.

Kjo është thirrja e fundit e dëshpëruar e atyre.

E vetmja gjë që ka në dorë familja Berisha tani, nuk është të mbyll gojën e gazetarëve apo SPAK, por të mbyllet në qeli dhe të mos u shfaqet më para syve shqiptarëve.

72
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 18 Shtator, 2024 20:55
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
72
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?