Hamza Nuhiu: Të drejtat e shqiptarëve nuk janë favor, por detyrim kushtetues

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Qershor, 2026 17:27

Hamza Nuhiu: Të drejtat e shqiptarëve nuk janë favor, por detyrim kushtetues

Studenti Hamza Nuhiu ka reaguar lidhur me debatet e fundit për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, duke shtruar një sërë pyetjesh mbi zbatimin e marrëveshjeve dhe garancive kushtetuese në vend.

“Kur bëhet fjalë për çështjet themelore të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, pse gjithmonë duhet të presim mendimin e Komisionit të Venecias? Pse gjithmonë duhet të dalë dikush me qëndrime albanofobe për të bllokuar proceset dhe për të munguar vullneti politik për zbatim?”, ka shkruar Nuhiu.

Ai pyet gjithashtu pse, sipas tij, shpesh nevojitet ndërhyrja e faktorëve ndërkombëtarë për respektimin e të drejtave të garantuara.

“Pse duhet patjetër të ndërhyjnë ambasadat, Parlamenti Evropian apo Shtetet e Bashkuara që të respektohen të drejtat e garantuara?”, shtron pyetjen ai.

Nuhiu rikujton se vendi ka kaluar një konflikt që u mbyll me nënshkrimin e Ohrid Framework Agreement, duke theksuar se ky dokument obligon palët për zbatim të dispozitave të dakorduara.

“Mos të harrojmë se ky vend ka kaluar një konflikt dhe se ai konflikt u mbyll me një marrëveshje të ndërsjellë e të nënshkruar, dmth Marrëveshjen e Ohrit”, thekson ai.

Sipas Nuhiut, të drejtat e shqiptarëve nuk duhet të trajtohen si privilegje politike, por si obligime që rrjedhin nga Kushtetuta dhe marrëveshjet e arritura.

“A duhet vallë ta përsërisim pafundësisht se ekziston një dokument që obligon palët për zbatim, apo do të vazhdojmë me këtë cirk politik ku çdo e drejtë e shqiptarëve trajtohet si favor e jo si detyrim kushtetues?”, deklaron ai.

Në fund, studenti thekson se marrëveshjet e nënshkruara duhet të zbatohen dhe jo të interpretohen sipas interesave politike të momentit.

“Marrëveshjet nuk nënshkruhen për t’u interpretuar sipas interesit ditor politik, por për t’u zbatuar. Pikë”, përfundon Nuhiu. Gazeta Flaka

22

“A po realizohet programi zgjedhor në Komunën e Tetovës?”

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Qershor, 2026 17:27
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
22

“A po realizohet programi zgjedhor në Komunën e Tetovës?”

  • DritonZenku
    Shkollat po mbyllen, fshatrat po zbrazen: alarmi demografik në Maqedoninë e Veriut