Trajneri i Barcelona, Hansi Flick, ka folur për shortin e UEFA Champions League, ku katalanasit do të përballen me Newcastle United në fazën e ardhshme.
“Jo, sepse çdo ndeshje është e rëndësishme. Nuk ka ndeshje të lehtë, sepse është Champions League,” tha Flick. Ai theksoi se Newcastle është një skuadër shumë e fortë dhe duhet të respektohet maksimalisht. “Të gjithë duan të arrijnë në finale, edhe ne e duam këtë. Edhe Newcastle ka të njëjtin objektiv,” shtoi trajneri gjerman.
Flick duket i qartë: pavarësisht se PSG nuk do të jetë kundërshtari, sfida ndaj Newcastle do të kërkojë maksimumin nga Barcelona për të arritur në fazat përfundimtare të turneut.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
27 Shkurt, 2026 16:24
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.