Hapet panairi i mobilieve në Shkup

Flaka
Botuar nga Flaka 26 Mars, 2025 10:18 Përditësuar

Hapet panairi i mobilieve në Shkup

Nën sloganin “Inspirim për çdo shtëpi” prej sot e deri më 30 mars do të mbahet “Panairi i mobilieve 2025” në kompleksin “Boris Trajkovski” në Shkup.

Panairi i mobilieve këtë vit do të organizohet në katër zona speciale: oborr dhe kopsht, aksesorë për shtëpinë dhe ndriçimin, mobilie dhe dizajn i brendshëm dhe artizanat dhe industri të ngjashme, me çka do tu mundësohet vizitorëve më lehtë t’i zbulojnë trendet më të reja dhe të gjejnë gjithçka që është e nevojshme për rregullimin e shtëpisë ose hapësirës së punës. 

“Nëse ju nevojitet freskim i shtëpisë ose hapësirës së punës ose thjeshtë vetëm dëshironi të kënaqeni në mobilie të bukura dhe dekorime, vizitoni Panairin e mobilieve dhe gjeni frymëzimin tuaj. Në Panair do të prezantohen brende të shumta me ofertë të shkëlqyer dhe zbritje të mëdha panairi”, paralajmërojnë organizatorët. 

Çmimi i biletave është 150 denarë për një vizitor, gjegjësisht 250 denarë për dy bileta, për dy vizitorë të panairit. Për fëmijë deri 12 vjet bashkë me prind, hyrja është falas. Biletat mund të blihen në biletaritë në hyrje të Panairit të mobilieve. Hyrja kryesore për vizitorë do të shënohet dhe do të gjendet nga ana e pasme e Arenës Boris Trajkovski (ana e patinazhit).

Një pjesë e mjeteve nga biletat do të dhurohen në Fondin e Solidaritetit në Kryqin e Kuq, si mbështetje për familjet e të vdekurve dhe të lënduarve në tragjedinë në Koçan. Në këtë ngjarje do të vendosen kuti speciale për donacione nga Kryqi i Kuq. 

288
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 26 Mars, 2025 10:18 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
288
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?