Heqja e balancuesit, Osmani bën thirrje për bashkimin e partive shqiptare

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 11 Tetor, 2024 19:31

Heqja e balancuesit, Osmani bën thirrje për bashkimin e partive shqiptare

Pas shfuqizimit të mekanizmit të Balansuesit nga Gjykata Kushtetuse, reagimet në opinion nuk kanë të ndalur, e sidomos nga eskponentë të partive shqiptare opozitare. Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Bujar Osmani, përmes një statusi në Facebook, ka regur në lidhje me këtë vendim, duke thënë se tani është koha që të bashkohen të gjithë shqiptarët, pa dallim ngjyrat politike.

Tani është një prej atyre momenteve kur duhet të bashkohemi dhe të themi JO për vrasjen e Marrëveshjes së Paqes të vitit 2001, ka shruar nënkrytari i BDI-së.

BUJAR OSMANI,NËNKRYETARI BDI-SË

Kjo nuk është më një betejë ndëpartiake. Por është një prej atyre momenteve kur duhet të bashkohemi dhe të themi JO për vrasjen e Marrëveshjes së Paqes të vitit 2001. VLEN nuk ka arsye të jetë në mbrojtje për këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese. Nëse nuk bashkohemi të gjithë – politikanë, aktorë jopolitikë, intelektualë dhe qytetarë – për të refuzuar këtë goditje vdekjeprurëse ndaj Marrëveshjes së Ohrit dhe barazisë, atëherë kur do ta bëjmë”.

Ndërkaq, për dallim nga Osmani, presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska-Davkova, thotë se Balansuesi që moti është dashur të shfuqizohet nga Gjykata Kushtetuese. Ajo për TV21 theksoi se ky vendim duhej të sillej moti nga gjykata.

Kujtojmë se shfuqizimi i Balancuesit ka ngritur reagime të shumta. Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, gjatë një konference për media të enjten, tha se heqja e balancuesit ka prekur kushtetueshmërinë e vendit, ndërsa nga koalicioni VLEN të cilët janë në pushtet, janë zotuar se këtë çështje do ta rregullojnë përmes Ligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, të cilin thonë se e kanë gati, mirëpo ky ligj ende nuk është prezantuar para opinionit.

/SHENJA/

261
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 11 Tetor, 2024 19:31
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
261
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?