Himni kombëtar është pasqyrë e guximit politik dhe vetëdijes kombëtare e shtetërore

Flaka
Botuar nga Flaka 10 Maj, 2026 18:36

Himni kombëtar është pasqyrë e guximit politik dhe vetëdijes kombëtare e shtetërore

Mosekzekutimi i himnit kombëtar, në një shtet kur në çdo eveniment kombëtar e politik brenda e jashtë në hapsirë është ekzekutuar, mund të ndodhë për arsye të ndryshme politike, ideologjike, diplomatike, organizative, represive ose në rast ekstrem të kërcënimit të fshehtë apo të hapur të ekzekutivit shtetëror!

Në disa raste mosekzekutimi i himnit kombëtar është çështje e shmangies së qëllimshme, kurse në disa raste të tjera mosekzekutimi i himnit kombëtar lidhet me tensione të identitetit kombëtar dhe kriza politike shumë më të thella, se sa ato që mund të shihen në sipërfaqe!

Shkaqet më të zakonshme të mosekzekutimit të himnit kombëtar janë ato kur në disa shtete shumëetnike ose me rrethana të ndërlikuara historike, në mungesë të guximit politik të liderëve e drejtuesve të partive, përdoret vetëm himni shtetëror, himni partiak dhe jo himni kombëtar, apo në rastin ekstrem asnjë himn nuk ekzekutohet!

Kjo ndodh shpesh kur shteti dhunshëm ose në mënyrë paqësore e me dinakeri, përpiqet të ndërtojë identitet qytetar mbi identitetin etnik që e ka në vend një popull a një komb!

Anashkalimi i himnit kombëtar bëhet për shkak të presioneve shtetërore, të frikës nga reagimete ndryshme politike, të tensioneve ndëretnike, ose të frikës nga interpretimet e ndryshme nacionaliste në shtet!

Në raste të ngjashme kur krizat janë të mëdha, shpesh përdoret arsyetimi se duam të ruajmë stabilitetin dhe balancimin politik në shtet!

Por këto shfaqje, si kjo e mosekzekutimit të himnit kombëtar shihen si mungesë e guximit politik dhe zbehje të identitetit kombëtar, frikë të lidershipit dhe pazare të fshehta të pushtetit në kurriz të çështjes kombëtare!

Mosekzekutimi i himnit kombëtar ndodh kur elita politike ose institucionale fillon të largohet gradualisht nga besnikëria kombëtare për shkak të presionit ekstrem të ekzekutivit shtetëror antikombëtar, të orientimeve të reja politike, ose përpjekjes për ta shmangur identitetin kombëtar e për t’i dhënë epërsi modernizmit, kjo në mungesë të guximit të përballjes së drejtpërdrejtë!

Në këto raste, himni shihet si diçka primitive, emocionale ose pengesë për integrime shtetërore!

Ky koncept i shfaqur shpesh shkakton reagim të fortë tek qytetarët që e konsiderojnë kombin dhe simbolet kombëtare pjesë relevante të funksionimit të shtetit!

Ka vende e shoqëri tendencioze ku tentohet të futet dallimi në mes himnit shtetëror dhe himnit kombëtar historik, sikur edhe e kundërta!

Himni shtetëror nuk e zëvendëson himnin kombëtar, edhe nëse tentohet nuk krijon identifikim emocional, sepse shumë qytetarë vazhdojnë ta ndjejnë himnin kombëtar si simbolin e tyre real, ai shtetëror është në rendin e dytë dhe duhet të jetë!

Mosekzekutimi i himnit kombëtar vjen nga pasiguria politike, nga presioni i faktorëve të jashtëm dhe të brendshëm joetnik!

Ekzekutimin e himnit kombëtar, udhëheqjet e shteteve që nuk kanë lashtësi kombëtare, e konsiderojnë mungesë të vetëdijes shtetformuese!

Kur mungon himni shtetëror është mungesë e dinjitetit institucional!

Kurse kur mungon himni kombëtar është mungesë respekti për historinë, ose shkëputje nga ndjenja kombëtare!

Himni kombëtar nuk është vetëm muzikë! Himni kombëtar përfaqëson kujtesën historike, luftërat, gjakun e derdhur për liri, sakrificën, identitetin dhe ndjenjën e përkatësisë origjinale nacionale!

Prandaj mungesa e tij mund të konsiderohet ftohje ndaj identitetit kombëtar, braktisje e historisë, ose krizë e vetëdijes kombëtare!

Nga ana tjetër, në demokraci moderne dhe shtete antikombëtare ekziston mendimi se respekti ndaj kombit nuk matet vetëm me simbole, por edhe me drejtësi shtetërore, zhvillim shtetëror, mbrojtje të interesit publik, me zhvillim, me drejtësi racore dhe me kualifikim profesional dhe funksionim të shtetit!

Megjithatë, për shumicën e popujve, himni mbetet një nga shenjat më të forta të sovranitetit, identitetit dhe krenarisë kombëtare!

Mosekzekutimi i himnit kombëtar mund të jetë edhe për shkak të organizimit të dobët, të gabimeve protokollare ose mungesë koordinimi që është vështirë për t’u besuar!

Ismet Sylejmani,

Prishtinë, 10 Maj 2026!

54
SONDAZHI

Sa mendoni se Qeveria aktuale në Shkup po punon për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian?

Flaka
Botuar nga Flaka 10 Maj, 2026 18:36
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
54
SONDAZHI

Sa mendoni se Qeveria aktuale në Shkup po punon për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?