Hotel Burgu!

Flaka
Botuar nga Flaka 22 Maj, 2024 19:54

Hotel Burgu!

Nga Kimete BERISHA

1. Me bluzë të Havajit, lule më lule, në gjykatore Enver S. dukej si një bahçe e vaditur që po përgatitet të dal në plazh…! Asnjë thinjë të vetme në kokë, që tregon për kushtet e mira që i ka gëzuar në Hotel.

Dhe iku…Këtë qëllim e ka i burgosuri – të ikë nga burgu. Kur ka ikur nga arresti shtëpiak, ka qenë duke e ruajtur polici. E ka ‘ruajtur’ dhe ka ikur, paramendoje sikur mos ta ‘ruante’ polici çfarë do të ndodhte, Enveri do të fluturonte.

Nëse do të hapte tunele me thonjë e do e të ikte nga burgu si nëpër filma, hajde de, ama ikja e të burgosurit nga shtëpia e tij ka qenë e organizuar nga Drejtësia, i pari organizator është ai që ka vendosur që të dënuarin me 25 vjet burg, ta çojë në arrest shtëpiak. Avokatja e tij e di se ‘klienti’ i saj është ‘i pafajshëm’, por nuk e di ku është tash ‘bartësi i pafajësisë’.

2. Në emër të prokurorisë, portalet shkruanin se si Naim M. e ka pranuar se e ka porositur vrasjen e gruas së tij. Prokuroria nuk i ka mohuar lajmet.

Pastaj, fajtorin e mësoi ‘dikush’ që të ‘ndjehet i pafajshëm’ dhe kështu kaluan  gjashtë muaj dhe u ‘harrua’ fajtori…. Harresa i fshin provat, paraja i blen dëshmitë, pafajësia blihet me pare….!

3. Drejtësia e Kosovës është e kapur, e shitur, e blerë, është në duart e krimit të organizuar dhe mafisë, si dhe është e mjerë.

4. Sinan Vllasaliu, i akuzuar për shmangie nga tatimi, nuk e kuptonte pyetjen e gjykatëses, e cila i bërtiste e i thoshte Sinanit ‘shqip po flas’.

Domethënë, qe, kush ndan drejtësi në Kosovë… një e mjerë dhe e pakrehur që as nuk di të komunikoj si qytetare e lëre si profesioniste… Kur para kamerave përhënët ashtu, paramendoje qysh sillet ajo kur fikën dritat.

5. Dëshmitë e Astrit Deharit janë zhdukur. Domethënë, kushdo që i vjedh dhe i kthen dëshmitë e ‘redaktuara’ e ka hallin e madh që ose ta fsheh ‘vrasjen’ ose ta fsheh ‘vetëvrasjen’.

Dhe, askush nuk jep përgjegjësi. As ai që i ruan dëshmitë, as ai që e ka çelësin, as ai që i monitoron kamerat, as drejtori, as ministresha… që do të thotë se kur s’ka fajtor dhe kur institucioni nuk e kërkon fajtorin, vjedhja e dëshmive është e organizuar nga institucioni…!

6. Nuk është Serbia armiku më i madh i Kosovës, Sistemi i Drejtësisë është varri i madh i Kosovës. Kosova po vritet nga ‘Drejtësia’!

7. Albulena Haxhiu ka dështuar. Mandatin e harxhoi duke treguar se si Kosova nuk ka Drejtësi. S’ka faj se nuk e pyet kush…!

P.S. Nga sot u ngjallën kërcënimet ndaj meje. Atij që sot më ka bërë yrysh, i them: ‘Më vrit menjëherë e mos u turr kot sepse në luftë kam qenë mburojë e gjallë, para pushkatimit!

Dhe, normal, i them: Shko në rrs!

67
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 22 Maj, 2024 19:54
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
67
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?