Inter në kërkim të një sulmuesi, Marottës i propozohet sulmuesi i “tulipanëve”, me kosto 0

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 25 Korrik, 2024 13:28

Inter në kërkim të një sulmuesi, Marottës i propozohet sulmuesi i “tulipanëve”, me kosto 0

Me Correan dhe Arnautovic që pritet të largohen gjatë muajit gusht, Interi po punon për të sjellë një tjetër sulmues në organikën e Simone Inzaghit, teksa emrat në listën e drejtuesve janë dy.
I pari qëndron islandezi i Genoas, Albert Gudmundsson, por një çëstje gjyqësore që ai ka në vendin e tij dhe ofertat e shumta nga Premier League që i kanë rritur çmimin e kartonit, kanë bërë që zikaltrit të stepen disi.

Pikërisht për këtë arsye, së fundi ka fituar terren holandezi Memphis Depay, i cili është futbollist i lirë, pasi i ka skaduar kontrata me Atleticon e Madridit. Depay u është ofruar zikaltërve të firmosë me ta për dy sezone, kundrejt një page prej 5 milionë eurosh në vit, teksa Marotta ka marrë kohë të reflektojë.
Sulmuesi 30-vjeçar ka një CV për t’u admiruar, pasi në të shkuarën ka luajtur edhe për klube i Manchester United e Lyon, teksa ofron garancitë e duhura teknike e finalizuese, për të qenë një vlerë e shtuar për sulmin e Simone Inzaghit.

Për më tepër, Depay ka treguar te Atletico e Madridit se di të qëndrojë në stol pa bërë polemika dhe të japë gjithmonë më të mirën sa herë që i kërkohet të zbresë në fushë.
Gjithsesi para se zikaltrit të ndajnë mendjen, duhet të sistemojnë Correan, për të cilin ka oferta nga Argjentina dhe Arabia Saudite, por edhe ausriakun Arnautovic, i cili gjithashtu kërkohet nga klubet arabe.

10
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 25 Korrik, 2024 13:28
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
10
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?