Ish-trajneri i Italisë pranë vendimit të madh

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 14 Qershor, 2025 13:05

Ish-trajneri i Italisë pranë vendimit të madh

Ish-trajneri i Italisë, Luciano Spalletti, është shumë pranë rikthimit në stol, këtë herë në Superligën e Arabisë Saudite.

Sipas gazetarit italian Alfredo Pedullà, 66-vjeçari ka marrë dy oferta zyrtare nga Arabia Saudite, si dhe një të tretë nga një destinacion ende i panjohur.

Al-Nassr ka ofruar një kontratë dyvjeçare me mundësi rinovimi për një vit tjetër dhe pagë prej 18 milionë euro në vit.

Kontakti i parë është bërë të dielën dhe diskutimet janë në fazë të avancuar, ndërsa një vendim final pritet së shpejti.

Flaka

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 14 Qershor, 2025 13:05
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media