Ismajli kalon testet mjekësore te Torino – zyrtarizimi në prag
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Ardian Ismajli, është shumë pranë zyrtarizimit si lojtar i ri i Torinos, pasi ka përfunduar me sukses testet mjekësore në qytetin piemontes. Lojtari 28-vjeçar pritet të nënshkruajë një kontratë trevjeçare, që do ta mbajë në klub deri në vitin 2028.
Fundi i një kapitulli me Empolin
Pas 117 paraqitjesh në Serie A, Ismajli u largua nga Empoli si lojtar i lirë, pasi kontrata e tij skadoi më 30 qershor 2025. Ai ishte një nga liderët e skuadrës toskane dhe shpesh mbante edhe shiritin e kapitenit. Përkundër interesimit nga klube të tjera si Napoli, Hellas Verona dhe Besiktas, Ismajli zgjodhi të qëndrojë në elitën e futbollit italian me një projekt ambicioz si ai i Torinos.
Një përforcim me përvojë për mbrojtjen granata
Trajneri Marco Baroni do të ketë në dispozicion një mbrojtës të kalitur, i cili ka luajtur më parë për Spezian dhe më pas për Empolin, duke ndërtuar një profil të qëndrueshëm dhe të besueshëm në qendër të mbrojtjes. Ismajli pritet të formojë një dyshe të fortë me Guillermo Maripán, ndërsa konkurrenca në repartin difensiv do të përfshijë edhe emra si Walukiewicz, Masina dhe Sazanov.
Flaka
















