Jozi reagon sërish për ofendimet ndaj Gjestit: Jeni keqkuptuar. Nuk e bëra me tendencë

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 11 Shkurt, 2025 18:07

Jozi reagon sërish për ofendimet ndaj Gjestit: Jeni keqkuptuar. Nuk e bëra me tendencë

Në një intervistë për “Big Brother Radio” ka reaguar sërish ish-banori Jozefin Marku.

Kujtojmë se ai u përjashtua me zarf të zi pas një përplasjeje të ashpër me Gjestin, duke përfunduar kështu rrugëtimin e tij në Big Brother.

Për rrjedhojë sot bërinjë analizë të strategjisë së tij brenda shtëpisë.

Pas ofendimeve të bëra ndaj Gjestit, Jozi u shpreh se fjalët e drejtuara kundrejt tij nuk ishin në atë kuptim, aq më tepër kundër Kosovës.

“Për herë të fundit kam dëshirë ta cek këtë sepse u bë sinqerisht diçka e madhe pa pasur nevojë se nuk ishte aspak e drejtuar direkt kundrejt personit, aq më pak jashtë shtëpisë për shqiptarët e Kosovës për të bërë atë situatën që mori tjetër drejtim. Në asnjë mënyrë as nuk kam pasur tendencën për përçarje etnike, por të gjithë ata që janë prekur, familjarët e Gjestit, ose njerëzit që e kanë keqkuptuar u kërkoj falje për herë të fundit për këtë krahasim. Dëshiroj të jetë hera e fundit që e diskutoj këtë”.

Gjithashtu Jozi zbuloi se babai i tij  ka luftuar dhe ka qenë pjesë e UÇK-së . Ndaj, ai është rritur gjithmonë me frymën e atdhetarizmit dhe nuk do ta thoshte kurrë me këtë tendencë atë fjalë që i drejtoi Gjestit.

“Unë vij nga një familje tradicionale. Gjithmonë i rritur me frymën që jemi një komb. Jam rrit gjithmonë me shqiptarët e Kosovës. Kam shoqëri, vëllazëri pafund nga Kosova. Aspak nuk ka qenë qëllimi për t’i prekur ata në asnjë moment dhe s’do jetë kurrë. Unë i njoh shumë mirë traditat e tyre dhe jam ai person që në familjen e tyre kam qenë gjithmonë pjesëmarrës gjithë jetën time. Gjithë jetën time e kam pasur të lidhur me Kosovën. Shpresoj se do e kem gjithmonë. Nuk ka ndryshuar asgjë. Me miqtë e mi që i kam aty e kanë kuptuar se është një keqkuptim që s’duhet marrë fare për bazë sepse është bërë në një lojë dhe është vetëm si krahasim. Një shembull që të mos shkojmë të bëhemi si i ligu, si i keqi”.

8
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 11 Shkurt, 2025 18:07
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
8
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?