Kaltrina Zekolli Shaqiri: Progres në projektet strategjike të transportit në Maqedoninë e Veriut
Zyrtarja Kaltrina Zekolli Shaqiri ka njoftuar pjesëmarrjen e saj në takime të nivelit të lartë në kuadër të Misionit Monitorues të WBIF në Maqedoninë e Veriut, ku është diskutuar progresi i projekteve infrastrukturore strategjike në vend.
Ajo theksoi se në fokus të diskutimeve ka qenë zhvillimi i infrastrukturës së transportit dhe përparimi i projekteve përgjatë korridoreve kryesore rajonale.
Zekolli Shaqiri u shpreh:
“Sot mora pjesë në takimet e nivelit të lartë në kuadër të Misionit Monitorues të WBIF në Maqedoninë e Veriut, ku u diskutua progresi i projekteve strategjike të vendit dhe hapat e ardhshëm për realizimin e tyre.”
Sipas saj, vëmendje e veçantë i është kushtuar Korridorit 8 dhe Korridorit 10d, të cilët ajo i cilëson si projekte me rëndësi për lidhjen rajonale dhe integrimin në rrjetet evropiane të transportit.
Ajo shtoi:
“Në fokus të diskutimeve ishte zhvillimi i infrastrukturës së transportit, veçanërisht përparimi i projekteve përgjatë Korridorit 8 dhe Korridorit 10d…”
Zekolli Shaqiri theksoi gjithashtu se janë prezantuar edhe projektet hekurudhore, përfshirë modernizimin e linjave drejt Bullgarisë dhe zhvillimet në drejtim të Kërçovës.
Sipas saj, përmes bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë dhe instrumente si WBIF, synohet krijimi i një infrastrukture më moderne dhe më efikase për qytetarët dhe ekonominë. Gazeta Flaka
















