Kanadaja ofron mbështetje financiare për banorët e Gazës që largohen nga sul’met izraelite

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 17 Tetor, 2024 20:31

Kanadaja ofron mbështetje financiare për banorët e Gazës që largohen nga sul’met izraelite

Kanadaja do të sigurojë mbështetje të përkohshme financiare për ata që largohen nga Rripi i Gazës ku Izraeli kryen gjenocid, transmeton Anadolu.

Sipas mediave kanadeze, ministri i Emigracionit Marc Miller deklaroi se “Mbështetja financiare do t’i ndihmojë banorët e Gazës të plotësojnë nevojat e tyre bazë si ushqimi, veshmbathja dhe strehimi, nëse ata vijnë në Kanada dhe gjejnë punë”.

Ai tha se mbështetja në fjalë do të ndihmojë refugjatët e Gazës të integrohen në Kanada dhe të gjejnë punë. “Ne vazhdojmë vendosmërinë për të mbështetur palestinezët gjatë krizës humanitare në Gaza. Jemi të shqetësuar për mirëqenien e të gjithë njerëzve në rajon. Duke mbrojtur sigurinë e të gjithëve, ne do të vazhdojmë t’i ndihmojmë ata që kërkojnë azil të zhvillohen dhe të jetojnë në komunitete në të gjithë vendin”, tha Miller.

Banorët e Gazës do të marrin tre muaj sigurim të përkohshëm shëndetësor nën Programin e Përkohshëm Federal të Shëndetit dhe do të kenë qasje në një sërë shërbimesh për t’i ndihmuar ata të përshtaten me jetën në Kanada, duke përfshirë trajnimin gjuhësor, regjistrimin në shkollë dhe mbështetjen e kërkimit të punës.

Në deklaratën e Këshillit Kombëtar të Muslimanëve Kanadezë (NCCM), organizata më e madhe muslimane e të drejtave të njeriut në vend, zhvillimi në fjalë u përshkrua si “hapat e parë pozitivë për të ndihmuar të ardhurit e rinj nga Palestina”.

“Ka edhe shumë gjëra që do të bëhen. Ky është vetëm fillimi”, thuhet në deklaratë.

105
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 17 Tetor, 2024 20:31
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
105
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?