“Kapedani” i restauruar, premiera në sesionin TIFF Classics

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 25 Shtator, 2024 21:05

“Kapedani” i restauruar, premiera në sesionin TIFF Classics

“Kapedani”, një film ikonë e kinematografisë shqiptare mblodhi në festivalin TIFF dhjetëra dashamirës të artit dhe kulturës.

Për herë të parë në kuadër të këtij festivali u prezantua versioni i përmirësuar 4K i filmit “Kapedani”, në një ceremoni speciale, organizuar nga Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit si edhe nga TIFF.

Gjatë ceremonisë u nderuan me Çmimin e Mirënjohjes grupi i krijuesve dhe aktorëve protagonistë të filmit: Muharrem Fejzo, Fehmi Hoshafi, Albert Vërria, Nikolin Xhoja, Robert Ndrenika, Valbona Simixhiu, Ilia Terpini e Shyqyri Sako.

AQSHF ka falenderuar gjithë të pranishmit në këtë mbrëmje e veçanërisht familjet Vërria, Hoshafi, Fejzo e Xhoja që udhëtuan nga larg për të festuar edhe njëherë “Kapedanin” e për të nderuar kujtimin e të dashurve të tyre në këtë mbrëmje të bukur.

Gjithashtu falenderime të veçanta pati për aktorin Robert Ndrenika, i pranishëm në sallë si dhe për Shyqyri Sako, familjarët e aktores Melpomeni Çobani dhe për skenaristin Skënder Plasari.

Filmi “Kapedani” është realizuar 52 vite më parë nga regjisorët Fehmi Hoshafi dhe Muharrem Fejzo.

Restaurimi i tij është një projekt i AQSHF-së, financuar nga ACE – Association des Cinémathèques Européennes që u soll tek publiku me mbështetjen e Tirana International Film Festival në programin TIFF Classics. 

485
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 25 Shtator, 2024 21:05
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
485
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?