Njësia e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj ka ndaluar një shofer të ri për tejkalim ekstrem të shpejtësisë, duke rrezikuar seriozisht sigurinë publike. Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 01:00, në rrugën “Enver Topalli”, në hyrje të fshatit Greme, ku shoferi B.A. (19 vjeç) po drejtonte një Golf me targa vendore me shpejtësi 150 km/h, në një zonë ku kufizimi është 40 km/h.
Masat e marra nga Policia:
- Gjobë prej 500 euro
- 5 pikë negative në patentë
- Ndalim i drejtimit të mjetit për 12 muaj
- Përjashtim nga trafiku
Policia e Ferizajt ka theksuar se do të vazhdojë me kontrolle të rrepta për të parandaluar shkeljet e rregullave të trafikut dhe për të garantuar sigurinë e qytetarëve.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
25 Korrik, 2025 17:39
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.