Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka zhvilluar një takim me banorët e lagjes Migjeni, ku është folur për projektet e realizuara gjatë mandatit aktual si dhe për planet që e presin qytetin në katërvjeçarin e ardhshëm.
Kasami ka theksuar se prioritet i mandatit të dytë do të jetë hapja e bulevardit “Ilindenska” deri tek rrethrrotullimi i stadiumit, një arterie kyçe që do të zhbllokojë qarkullimin në Tetovë dhe do të lehtësojë jetën e qytetarëve.
“Punët e shumta dhe projektet e realizuara deri më tani janë garanci e përkrahjes së fuqishme që qytetarët po i japin qeverisjes lokale”, shkruan Kasani në Facebook.
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
29 Gusht, 2025 09:08
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.