Kasami premton provime në shqip, BDI: Ligji ekziston, zbatojeni

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Maj, 2026 00:03

Kasami premton provime në shqip, BDI: Ligji ekziston, zbatojeni

Bashkëkryetari i VLEN, Bilall Kasami, në një paraqitje në Top Channel deklaroi se është arritur dakordësi me kryeministrin që të gjitha provimet profesionale të mund të jepen në gjuhën shqipe.

Kasami tha se VLEN ka marrë përgjegjësi për të zgjidhur çështjen e provimit të Jurisprudencës dhe problemet e tjera që, sipas tij, janë lënë të pazgjidhura nga qeverisjet e kaluara.

“Kemi dakordësi me kryeministrin që gjitha provimet për përgatitje profesionale të jepen në gjuhën shqipe. Është proces që ka të bëjë me harmonizimin e të gjitha ligjeve me Ligjin për përdorimin e gjuhëve. Është situatë e trashëguar nga qeveritë paraprake dhe ne kemi marrë përgjegjësi për t’i zgjidhur”, deklaroi Kasami.

Duke komentuar protestën e studentëve shqiptarë, Kasami tha se ajo është keqpërdorur politikisht nga eksponentë që, sipas tij, kanë përgjegjësi për gjendjen aktuale.

“Përkrahim çdo formë të protestës, ata janë zëri i qytetarëve që korrigjojnë politikat e qeverisë. Fatkeqësisht, kjo protestë u keqpërdor nga eksponentë politikë të cilët ishin shkaktarë të po të njëjtës situatë”, tha Kasami, duke shtuar se tre nga të arrestuarit nuk kanë qenë studentë, ndërsa njëri prej tyre ka qenë maqedonas.

Ndaj këtyre deklaratave ka reaguar ashpër Bashkimi Demokratik për Integrim, duke kundërshtuar qasjen e VLEN-it ndaj çështjes së përdorimit të gjuhës shqipe.

BDI thekson se Ligji për Përdorimin e Gjuhëve është i plotë, i qartë dhe detyrues, prandaj sipas tyre nuk ka nevojë për “harmonizime”, negociata apo zgjidhje të reja politike.

“Studentët nuk kërkojnë privilegje të reja, por vetëm zbatimin e ligjit ekzistues”, thuhet në reagimin e BDI-së, ku partia nënvizon se e drejta për përdorimin e gjuhës shqipe është e garantuar me ligj dhe nuk mund të relativizohet përmes interpretimeve politike.

BDI vlerëson se mungesa e vullnetit politik për zbatimin e Ligjit për Gjuhët nuk mund të përdoret si arsyetim për vonesa apo trajtim selektiv të së drejtës së shqiptarëve.

Partia opozitare gjithashtu kritikon deklaratat e Kasamit për “harmonizim ligjor”, duke argumentuar se një ligj special nuk mund të vihet në pikëpyetje përmes interpretimeve politike apo modaliteteve të reja institucionale.

Sipas BDI-së, të drejtat e shqiptarëve në Maqedonia e Veriut janë fituar dhe garantuar me akte juridike dhe nuk varen nga marrëveshje të përkohshme politike. Gazeta Flaka

379
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Maj, 2026 00:03
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
379
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?